Ukraina ndërton fortifikata për të frenuar hovin e Rusisë
Kievi prezantoi fortifikatat e betonta të ndërtuara së fundmi, të cilat shpreson se do të shtrihen përgjatë 1200 kilometrave. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një strehimore e betontë e ndërtuar si pjesë e sistemit të ri të fortifikatave të Ukrainës u shfaq në media më 11 mars, ndërsa vendndodhja e saktë nuk u bë e ditur por u tha të jetë pranë Zaporizhjas.
Presidenti Volodymyr Zelensky pretendoi se hovi i trupave ruse ishte "ndaluar" pasi vendi i tij nisi ndërtimin e e fortifikimeve mbrojtëse përgjatë afro 1000 kilometrave.
Presidenti Volodymyr Zelensky pretendoi se hovi i trupave ruse ishte "ndaluar" pasi vendi i tij nisi ndërtimin e e fortifikimeve mbrojtëse përgjatë afro 1000 kilometrave.

2
Zelensky, në një intervistë për televizionin francez BFM më 11 mars, tha se Ukraina kishte përmirësuar pozicionin e saj strategjik pavarësisht mungesës së armatimit, por sugjeroi se situata mund të ndryshojë përsëri nëse nuk vijnë furnizime të reja.

3
Një punëtor duke punuar brenda një strehimoreje betoni.
"Situata është shumë më e mirë se sa ka qenë gjatë tre muajve të fundit", tha Zelensky.
"Situata është shumë më e mirë se sa ka qenë gjatë tre muajve të fundit", tha Zelensky.

4
"Ndërtimi i tri linjave mbrojtëse është një "detyrë masive, por ritmi është i mirë", tha Zelensky.
Ukraina ka përdorur gjithnjë e më shumë strehimore të parafabrikuara luftarake të bëra nga betoni i përforcuar. Ata u shfaqën për herë të parë në Donbas, në vende si Avdivka dhe Marinka, dhe aktualisht po vendosen në zona ku sulmet ruse janë shumë të mundshme.