Ndërlidhjet

Merkel dhe Lukashenka diskutojnë sërish në kohën e krizës me migrantë


Migrantë nga Lindja e Mesme në kufirin Bjellorusi-Poloni.
Migrantë nga Lindja e Mesme në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, kanë zhvilluar një tjetër bisedë telefonike më 17 nëntor, të dytën këtë javë, në kohën e krizës me migrantë në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Detajet e bisedës – për të cilën fillimisht ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse BeITA – nuk janë bërë të ditura.

Në një bisedë të rrallë telefonike më 15 nëntor, Merkel ka diskutuar rreth ndihmës humanitare për mijëra refugjatë dhe migrantë të bllokuar në kufirin mes Bjellorusisë dhe një vendi të Bashkimi Evropian.

Thirrja telefonike e 15 nëntorit ka pasuar një vendim të Bashkimit Evropian për të shtuar sanksionet kundër Bjellorusisë, e cila besohet se ka shtyrë mingratët nga Lindja e Mesme, drejt kufirit të Bjellorusisë me BE-në.

Brukseli ka akuzuar Lukashenkan se ka krijuar krizën me migrantë si hakmarrje ndaj disa rundeve të sanksioneve të BE-së kundër këtij shteti, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në gusht të vitit 2020.

Perëndimi i konsideron ato zgjedhje të manipuluara.

XS
SM
MD
LG