Ndërlidhjet

Merkel: Partia e ka ditur se përballet me garë të ashpër në zgjedhje


Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Fotografi nga arkivi.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Fotografi nga arkivi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se partia e saj është duke luftuar dhe e ka ditur gjithmonë se nuk do ta fitonte me automatizëm pozitën më të lartë në Gjermani pas 16 vjetëve të saj në pushtet.

Sondazhet e fundit tregojnë se blloku i Merkelit, në krye në kandidatin Armin Laschet është në pozitën e dytë, mbrapa Social-Demokratëve të qendrës së majtë.

Merkel i ka ikur fushatës, ndonëse kohë pas kohe ka mbështetur Laschet.

E pyetur në një konferencë për media nëse është e shqetësuar për rezultatin e partisë së saj, Merkel ka thënë se “ende jemi në mes të fushatës dhe po e shoh se jemi duke garuar ashpër”.

Ajo ka thënë se nuk do të spekulojë deri në ditën e zgjedhjeve.

“Ka qenë e qartë për secilin në CDU dhe CSU se nuk do të fitonim zyrën e kancelarit sërish me automatizëm dhe pa përpjekje pas 16 vjetësh”, ka thënë Merkel.

Ajo i është referuar Unionit të saj Demokristian (CDU), që e drejton tani Laschet, dhe partisë së saj simotër, Unionit Kristian-Social (CSU).

Merkel ka thënë më 2018 se nuk do të synonte një mandat të pestë.

XS
SM
MD
LG