Ndërlidhjet

Në meshën e Krishtlindjes, thirrje për paqe dhe dialog


Mesha e Krishtlindjes
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Mesha e Krishtlindjes

Mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi u dhanë në kremten e Krishtlindjes, ku mesha kryesore e shënimit të kësaj feste u mbajt në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Mesha u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili u lut për më shumë mirëkuptim, paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji bëri thirrje për më shumë dialog mes njerëzve.

"Dialogu është parakusht i paqes, i pajtimit dhe të së mirës së përbashkët. Buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë të të gjithëve, këndej askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdor apo ta mohojë nevojën për te. Dëshiroj që këtë natë të shenjtë të ftojë popullin tim shqiptar, kudo që jeton të jetë i vetëdijshëm se udhëtimi shekullor drejt udhëtimit në familjen e popujve të qytetëruar ka qenë tejet i vështirë. Kjo që gëzojmë sot, por edhe përbashkimi jonë në këtë Kishë, duhet të kuptohet se është se është një sakrificë e gjeneratave të shumta që është fituar me djersë dhe mund dhe me gjak”, ka deklaruar Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës ka ftuar popullin shqiptar që ketë kujdes dhe të mos ndikohet nga padrejtësitë që mund të bëhen nga të tjerët.

“Duhet të kihet kujdes që asnjë dështim i yni apo padrejtësi që na bëjnë të tjerët të mos rrezikojë bashkëudhëtimin tonë drejt së ardhmes me popujt e tjerë të Evropës dhe rajonit, sepse e dimë mirë se si kemi pësuar kur kemi gabuar”, tha Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ftoi popujt e Evropës që të jenë më të drejtë në raport me shqiptarët dhe që të kenë më shumë besim tek ta.

Shumë qytetarë nga rajone të ndryshme të Kosovës kanë marrë pjesë në meshën kryesore. Në mesin e tyre kishte edhe përfaqësues të ndryshëm diplomatik duke përfshirë ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Krishtlindjen e uruan edhe përfaqësuesit politik të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Krishtlindja është festë e jetës, paqes dhe dashurisë.

“Në këtë kremte të madhe, që bashkon familjet tona, shprehim solidaritetin dhe kujdesin për të gjithë njerëzit në nevojë dhe nderojmë të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë”, ka shkruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Krishtlindja simbolizon lindjen e hyjnores dhe ripërtëritjen shpirtërore.

“Si popull të një trungu, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, andaj uroj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm udhëzues për tërë shoqërinë tonë. Në këtë natë të shenjtë, u bashkohem lutjeve të besimtarëve katolikë që vlerat hyjnore të mishërohen ndër ne, përgjithmonë. Për shumë mot Krishtlindja”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Krishtlindja është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.

XS
SM
MD
LG