Ndërlidhjet

Papa bën thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë

Papa Françesku. Fotografi nga arkivi.
Papa Françesku. Fotografi nga arkivi.

Papa Fraçesku u është drejtuar rusëve duke iu kërkuar që të kërkojnë të vërtetën lidhur me pushtimin që shteti i tyre ka nisur ndaj Ukrainës, teksa ka dhënë mesazhin për Pashkët. Ai po ashtu bëri thirrje për dialog mes izraelitëve dhe palestinezëve pas dhunës së fundit.

Françesku mbajti meshën në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit para 100.000 besimtarëve, disa ditë pasi u hospitalizua për shkak të problemeve shëndetësore.

“Ndihmoni popullin e dashur të Ukrainës në rrugën e tyre drejt paqes, dhe le të bie drita e Pashkëve mbi popullin e Rusisë”, tha ai.

Kremtimi i Pashkëve nëpër botë

Të krishterët në Pakistan marrin pjesë në lutjet në Kishën e Shpirtit të Shenjtë në Lahore të Pakistanit, më 9 prill.
1/11 Të krishterët në Pakistan marrin pjesë në lutjet në Kishën e Shpirtit të Shenjtë në Lahore të Pakistanit, më 9 prill.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Një paradë e organizuar për nder të Pashkëve në Seul të Koresë së Jugut më 9 prill 2023.
2/11 Një paradë e organizuar për nder të Pashkëve në Seul të Koresë së Jugut më 9 prill 2023.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Festimet për Pashkët në Korenë e Jugut.
3/11 Festimet për Pashkët në Korenë e Jugut.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Disa qytetarë duke kaluar pranë një Kishe në Al-Hamdania të Irakut më 8 prill, në vigjilje të Pashkëve.
4/11 Disa qytetarë duke kaluar pranë një Kishe në Al-Hamdania të Irakut më 8 prill, në vigjilje të Pashkëve.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Papa Françesku duke udhëhequr meshën për Pashkët në Vatikan më 9 prill. Ai bëri thirrje për paqe në mbarë botën dhe ndaljen e luftërave dhe konflikteve.
5/11 Papa Françesku duke udhëhequr meshën për Pashkët në Vatikan më 9 prill. Ai bëri thirrje për paqe në mbarë botën dhe ndaljen e luftërave dhe konflikteve.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Qytetarë me maska duke marshuar gjatë kremtimeve të Pashkëve në Çeski Budejovice të Republikës Çeke më 8 prill 2023.
6/11 Qytetarë me maska duke marshuar gjatë kremtimeve të Pashkëve në Çeski Budejovice të Republikës Çeke më 8 prill 2023.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Vatikani bëhet gati për kremtimin e Pashkëve më 9 prill.
7/11 Vatikani bëhet gati për kremtimin e Pashkëve më 9 prill.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Kremtime për Pashkët Çeski Budejovice të Çekisë.
8/11 Kremtime për Pashkët Çeski Budejovice të Çekisë.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Ngjarje për shënimin e Pashkëve në Rablik të Gjermanisë. Sipas traditës mbi 100-vjeçare, burrat kalërojnë duke kënduar dhe duke u lutur për ringjalljen e Krishtit.
9/11 Ngjarje për shënimin e Pashkëve në Rablik të Gjermanisë. Sipas traditës mbi 100-vjeçare, burrat kalërojnë duke kënduar dhe duke u lutur për ringjalljen e Krishtit.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Papa Françesku gjatë meshës së Pashkëve në Vatikan.
10/11 Papa Françesku gjatë meshës së Pashkëve në Vatikan.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Besimtarët gjatë meshës për Pashkët në një kishë në Irak.
11/11 Besimtarët gjatë meshës për Pashkët në një kishë në Irak.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.
Previous slide
Next slide

Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, Françesku të paktën dy herë në javë i është referuar Ukrainës dhe popullit ukrainas që i ka quajtur “martirë” dhe po ashtu ka përdorur shprehje, sikurse agresion dhe mizori, kur u është referuar veprimeve të Rusisë.

Në meshën e Pashkëve, Ati i Shenjtë kërkoi nga Zoti që të “ngushëllojë të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre nga lufta, që të gjithë të burgosurit të kthehen pranë familjeve të tyre. Hapeni zemrën ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë”.

Papa bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, teksa dhuna është rritur së fundmi në Jerusalem, por edhe ka pasur sulme ku janë përfshirë Izraeli, Libani dhe Siria.

Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve u rritën pasi javën e kaluar policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem, që konsiderohet vendi i tretë më i shenjtë i myslimanëve. Kjo ngjarje nxiti reagimin e ashpër nga bota arabe.

Në mesazhin e tij, Françesku po ashtu bëri thirrje që të ndihmohen viktimat e tërmeteve të shkurtit që vranë pothuajse 56.000 persona në Turqi dhe Siri.

XS
SM
MD
LG