Ndërlidhjet

Meta do t’i përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së, skadon afati për refuzim


Një person duke përdorur telefonin mobil para logos së Meta AI.
Një person duke përdorur telefonin mobil para logos së Meta AI.

Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën.

Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor të Renit Verior-Vestfalisë, e cila akuzoi Meta-n për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Gjykata gjeti se të përdorimi të dhënave nga Meta i shërbim një qëllimi legjitim që nuk mund të arrihet me metoda më pak ndërhyrëse, dhe theksoi se kompania është zotuar për mospërdorimin e të dhënave të ndjeshme, si emrat, numrat e telefonave dhe të dhënat e llogarive.

Si i përdor Facebook postimet tuaja për avancimin e inteligjencës artificiale Si i përdor Facebook postimet tuaja për avancimin e inteligjencës artificiale
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:43 0:00

Bisedat në aplikacionin WhatsApp, po ashtu në pronësi të Meta-s, nuk do të përdoren për trajnime të IA-së.

Por, komunikimet me asistentin e Meta-s me IA konsiderohen publike dhe munden, po ashtu, të përdoren për trajnime.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG