Ndërlidhjet

Jeta e Migrantëve në ishull

Në ishullin grek të Lesbosit, në mes të ullinjve është ndërtuar një kamp i improvizuar i migrantëve. Pavarësisht se sa shumë i forcojnë kufijtë e tyre vendet evropiane, ndaj rrjedhës së madhe të migrantëve, shumë prej tyre, brenda kampit, tani janë lënë në harresë, pasi e kanë të pamundur vazhdimin e udhëtimit të tyre drejt vendeve perëndimore. Megjithatë, ata janë të vendosur që të mos kthehen në shtëpitë e tyre.

Rreth 100 metra larg kampit, banorët e fshatit Moria kanë qenë më se mikëpritës ndaj migrantëve. Por, ekziston frika se përderisa vazhdon ardhja e anijeve në ishull, dhe dyert e Evropës Perëndimore vazhdojnë të mbyllen, ullishtja e tyre paqësore mund të shndrrohet në një “xhungël”. (Fotografitë dhe teksti nga Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë)

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG