Ndërlidhjet

Lajme

Anija me 230 migrantë ankorohet në portin francez

Një grup migrantësh në anijën Ocean Viking.
Një grup migrantësh në anijën Ocean Viking.

Një anije shpëtimi që barte 230 emigrantë u ankorua në portin francez të Toulon të premten, thanë autoritetet detare, mes një mosmarrëveshjeje në mes të Francës dhe Italisë se cili vend është përgjegjës për ta.

Ocean Viking, anije e operuar nga një organizatë joqeveritare franceze, i kishte marrë emigrantët në det pranë bregut të Libisë përpara se ata të kalonin javë të tëra duke kërkuar një port për t'i pranuar ata.

Anija u ankorua në orën 8:50 të mëngjesit.

Franca nuk kishte lejuar kurrë më parë një anije shpëtimi që transportonte emigrantë të zbarkonte në bregdetin e saj, por këtë herë e bëri këtë sepse Italia kishte refuzuar hyrjen.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha të enjten se migrantët ishin përgjegjësi e Italisë sipas rregullave të BE-së dhe se masa franceze ishte një masë "e jashtëzakonshme" që nuk do të ndikonte veprimet e ardhshme.

Ai tha se refuzimi i Italisë për të pranuar migrantët ishte "i pakuptueshëm" dhe se do të kishte "pasoja të rënda" për marrëdhëniet dypalëshe të Italisë me Francën dhe me BE-në në tërësi.

XS
SM
MD
LG