Dhjetëra të vdekur gjatë tentimit për të hyrë nga Maroku në Spanjë
Të paktën 57 migrantë kanë humbur jetën gjatë tentimit për të arritur në enklavën spanjolle të Cuetas, ku Spanja ka dislokuar trupa pasi mijëra persona kaluan kufirin me Marokun dhe hynë në territorin spanjoll. Përshkallëzimi në kufirin mes Spanjës dhe Marokut vjen pas rritjes së numrit të migrantëve që tentuan të arrinin në enklavën e vogël më 30 korrik, kryesisht duke notuar. Spanja tha se viktima të tjera mund të ketë në anën marokene të kufirit. Pas tensioneve në Ceuta, Italia njoftoi të premten se do ta pezullojë zbatimin e marrëveshjes së Bashkimit Evropian pa kontrolle kufitare në zonën Schengen me Spanjën, si përgjigje ndaj fluksit masiv të migrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutas.
5
Spanja është pika kryesore e mbërritjes në Evropë për migrantët që kërkojnë mundësi më të mira ekonomike ose që ikin nga dhuna në vendet e tyre të origjinës. Në këtë fotografi shfaqen njerëzit duke qëndruar pranë një autobusi të djegur në anën marokene të kufirit, teksa migrantët presin një mundësi për të kaluar në enklavën spanjolle të Ceutas, më 31 korrik 2026.
6
Migrantët të grumbulluar pranë automjeteve të djegura teksa presin që të mbërrijnë në enklavën spanjolle të Ceutas, nga ana marokene e kufirit në Fnidek, Marok, më 31 korrik 2026.
7
Autoritetet në Cueta më herët e lidhën rritjen e numrit të migrantëve me një vendim më herët gjatë korrikut të Gjykatës Supreme të Spanjës, i cili ua ndalon autoriteteve kthimin e menjëhershëm të migrantëve që mbërrijnë përmes rrugëve detare, pa ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj. Vendimi nuk zbatohet për migrantët që hyjnë në Spanjë përmes rrugës tokësore, përfshirë edhe kalimin e rrethojës kufitare. Në fotografi shihet ana marokene e kufirit në Fnidek, më 31 korrik 2026.
8
Ceuta, në bregun verior të Marokut, është e ndarë nga Spanja përmes Ngushticës së Gjibraltarit dhe prej kohësh ka qenë një pikë qendrore për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë. Në fotografi shihen migrantët që grumbullohen në qytetin maroken Fnidek, ndërsa presin që të kalojnë në enklavën spanjolle më 31 korrik 2026.