Ndërlidhjet

Vera e nxehtë në Francë mund të ketë shkaktuar 2.816 vdekje


Para një barnatore, një shenjë tregon temperaturën prej 42.5 gradë Celsius në qytetin Tolouse, në jug të Francës. 17 korrik, 2022
Para një barnatore, një shenjë tregon temperaturën prej 42.5 gradë Celsius në qytetin Tolouse, në jug të Francës. 17 korrik, 2022

Tri valët e njëpasnjëshme të nxehtësisë, si dhe COVID-19 besohet t’i kenë shkaktuar mbi 10 mijë vdekje më shumë se zakonisht këtë verë në Francë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Gjithsej 10.420 vdekje më shumë sesa zakonisht u regjistruan gjatë periudhës mes 1 qershorit dhe 15 shtatorit në verën e dytë më të nxehtë të shënuar në Francë që nga viti 1900, sipas të dhënave nga agjencia e shëndetit publik.

Nga këto, 2.816 vdekje u regjistruan gjatë tre periudhave kur pati nxehtësi ekstreme, nga 14 deri më 22 qershor, nga 9 deri më 27 korrik dhe nga 29 korriku deri më 14 gusht.

Të moshuarit ishin më të prekurit, pasi që personat mbi 75 vjeç përbëjnë 2.272 nga gjithsej 2.816 personat e vdekur gjatë valës së nxehtësisë.

Shumicën e këtyre vdekjeve u shënuan në katër zona të Francës – Auvergne-Rhone-Alpes, Nouvelle Acqutaine, Occitaine dhe Provence-Alpes-Côte d'Azur – gjatë valës së të nxehtit.

Pandemia COVID-19 besohet të ketë pasur rol edhe në vdekjet gjatë këtyre periudhave të të nxehtit, sipas agjencisë, pasi 894 vdekje shkaku i këtij virusi u regjistruan në spitale gjatë valëve të nxehtësisë.

“COVID-19 mund t’i ketë bërë disa njerëz edhe më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe ekspozimi ndaj temperaturave të larta mund ta ketë përkeqësuar shëndetin e disa pacientëve me COVID-19”, thanë nga agjencia e shëndetit publik në Francë.

XS
SM
MD
LG