Ministria serbe: Nuk jemi përgjegjës për fluturimin e aeroplanit ukrainas

Pamje pas rrëzimit të aeroplanit ukrainas në veri të Greqisë. 16 korrik 2022.
As organizimi i fluturimit me armatim serb nga Nishi drejt Bangladeshit, dhe as përzgjedhja e kompanisë transportuese, nuk kanë qenë kompetencë e Republikës së Serbisë, ka thënë Ministria serbe e Mbrojtjes më 20 korrik.
Reagimi i ministrisë vjen katër ditë pasi një aeroplan ukrainas, i cili po bartte armë serbe për në Bangladesh, është rrëzuar në veri të Greqisë.
“Theksojmë se Serbia nuk është kompetente për lejet e fluturimit në territoret e huaja, sepse ato janë vendime sovrane të secilit shtet, që një operator i drejtohet për leje fluturimi. Në këtë rast, shteti ynë ka respektuar ligjin ndërkombëtar dhe ka përmbushur të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe ne mbështesim autoritetet greke në kryerjen e një hetimi të detajuar”, ka thënë ministria.
Ajo po ashtu ka thënë se aeroplani që është rrëzuar në Greqi ka qenë duke i transportuar armatim Ministrisë së Mbrojtjes së Bangladeshit.
Municioni serb në avionin e rrëzuar ukrainas
1/8Ky është vendi ku avioni ukrainas u rrëzua në orët e vona të 16 korrikut, në afërsi të qytetit grek, Kavalla.
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.
2/8Avioni që u rrëzua ishte i llojit An-12, që shihet në këtë fotografi të realizuar në prill të vitit 2022. Në bordin e avionit ishin tetë shtetas ukrainas, të cilët vdiqën pas rrëzimit të avionit.
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.
3/8Kjo fotografi është realizuar më 17 korrik dhe shfaq mortaja (në pjesën e djathtë të fotografisë), por edhe fragmente të kutive me municion.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, tha më 17 korrik se avioni po transportonte 11.5 tonë armë serbe për në Bangladesh. Ai hodhi poshtë spekulimet se ngarkesa kishte për destinacion Ukrainën.
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.
4/8Edhe në këtë fotografi nga vendi i rrëzimit të avionit, shfaqen bombola municionesh, përfshirë një që është e hapur (në pjesën e poshtme në anën e majtë të fotografisë) dhe duken edhe bishti i një predhe të mortajës.
Zyrtari opozitar serb, Sërxhan Millivojeviq, kërkoi hetim të pavarur për të sqaruar “dyshimet” sa i përket rrëzimit të avionit.
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.
5/8Një pjesë e avionit të rrëzuar e fotografuar më 17 korrik.
Stefanoviq tha se avioni po barte “minahedhës dhe mina” të tjera.
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.
6/8Ky tub i një mortaje 82 milimetërshe shihet në vendin e rrëzimit të avionit.
Videot nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur edhe një mortajë të ngjashme, e cila thuhet se është e llojit M67, apo mortajë që përdoret për “ndriçimin e fushëbetejës”, armë që prodhohet në Serbi.
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.
7/8Persona të veshur me rroba mbrojtëse shihen pranë vendit të rrëzimit të avionit më 17 korrik. Autoriteti i Mbrojtjes Civile të Greqisë udhëzoi banorët e fshatrave përreth që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të mbyllin dritaret, derisa të kryhen hetime në vendin e ngjarjes.
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.
8/8Njëri prej motorëve të avionit që u fotografua më 17 korrik.
Greqia ka nisur një notë proteste më 18 korrik, duke thënë se Beogradi kishte dështuar që ta njoftonte paraprakisht për ngarkesën e “rrezikshme” që po fluturonte mbi territorin grek. Ministri i Mbrojtjes së Serbisë u tha gazetarëve se fluturimi ishte “në përputhje me rregullat ndërkombëtare”.
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.
Previous slide
Next slide
“Serbia respekton të gjitha rregulloret ndërkombëtare për tregti dhe eksport të armëve dhe pajisjeve ushtarake, andaj edhe do të vazhdojë të prodhojë dhe të shesë pajisje të industrisë së saj të mbrojtjes, te të gjithë përdoruesit e autorizuar”.
Ministria e ka përsëritur se pronare e gjithë armatimit ka qenë kompania private “Valir”, derisa aeroplani, në pronësi të një kompanie ukrainase, ka bartur rreth 11.5 tonë të minave për stërvitje dhe mortajave të lehta.
“Ministria serbe e Mbrojtjes ka informuar publikun për këtë gjë. Kompania ajrore dhe Ministria e Mbrojtjes së Bangladeshit kanë deklaruar tashmë të njëjtën gjë, që armët janë blerë për ushtrinë dhe gardën e tyre kufitare. Kjo është e vërteta e vetme dhe këto fakte janë konfirmuar nga të gjitha palët”, është thënë në njoftim.
Ministria serbe ka përsëritur po ashtu se asnjë armë nuk është transportuar në Ukrainë, dhe se prej vitit 2016 nuk është lëshuar asnjë leje për transportim të çfarëdo lloji armësh nga Serbia në Ukrainë.
Sipas saj, kompanitë serbe të sektorit për mbrojtje – që punëson rreth 22,000 njerëz – kanë eksportuar armë në vlerë të 500 milionë dollarëve vitin e kaluar.
Aeroplani ukrainas "Antonov An-12" është rrëzuar më 16 korrik afër Kavallas në veri të Greqisë.
Në të kanë qenë 11.5 tonë të municionit të prodhuar në Serbi, që ishin destinuar për në Bangladesh.
Tetë pjesëtarët ukrainas që kanë qenë në bord, kanë vdekur në aksident.
Më 18 korrik, Greqia i ka nisur Serbisë notë proteste, me arsyetimin se nuk kanë dhënë informacione me kohë për armët që kanë qenë në aeroplan, kanë thënë burimet diplomatike.
Ministria serbe e Mbrojtjes ka thënë më 18 korrik se mbështet autoritetet greke në kryerjen e një hetimi të detajuar dhe se do të informojnë publikun.