Ndërlidhjet

Mishustin: Rusia po përballet me situatën më të vështirë në tri dekada


Kryeministri rus, Mikhail Mishustin.
Kryeministri rus, Mikhail Mishustin.

Rusia është duke u përballur me situatën më të vështirë në tri dekada për shkak të sanksioneve të pashembullta, mirëpo përpjekjet e huaja për të izoluar atë nga ekonomia globale do të dështojnë, ka thënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin më 7 prill.

I cituar nga agjencia ruse e lajmeve, TASS, ai ka thënë se kjo situatë ka hapur dyert për mundësi të reja, pasi largimi i disa kompanive të huaja nga Rusia, do të krijojë hapësirë për tjerat.

Shtetet e Perëndimit janë duke shtuar vazhdimisht sanksionet kundër Rusisë, me qëllim që ky shtet të detyrohet t’i japë fund operacionit ushtarak në Ukrainë dhe të tërheqë forcat e veta.

"Rrenë", "tmerr" - Reagime të përziera për Buçën në Rusi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:51 0:00

Më 7 prill, grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7), ka dënuar “rëndë” ato që i ka konsideruar “mizori” të kryera nga Rusia në qytezën Buça dhe rajone tjera të Ukrainës.

“Imazhet e vdekjeve, viktimave të torturës dhe ekzekutimet, si dhe raportimet për dhunë seksuale dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, tregojnë fytyrën e luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, ka thënë G7 përmes një deklarate të lëshuar më 7 prill.

“Masakrat në qytezën Buça dhe qyteza tjera do të shtohen në listën e mizorive dhe në listën e shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin për të drejta të njeriut, të cilat janë kryer nga agresori në tokën ukrainase”, është thënë në deklaratë.

Imazhet nga Buça, qytezë në verilindje të Kievit, janë bërë publike këtë javë.

Zyrtarët lokalë kanë thënë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse vetëm në Buça dhe rreth 50 prej tyre janë ekzekutuar.

Moska ka hedhur poshtë këto dyshime.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

XS
SM
MD
LG