Ndërlidhjet

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

Palestinezët mbledhin çfarë ka mbetur nga ndihmat në qendrën e shpërndarjes së Fondacionit Humanitar të Gazës, në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, 5 qershor 2025.
Palestinezët mbledhin çfarë ka mbetur nga ndihmat në qendrën e shpërndarjes së Fondacionit Humanitar të Gazës, në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, 5 qershor 2025.

Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të rënda, po vuan gjithnjë e më shumë nga uria.

Ekipet në terren kanë vërejtur "një rritje të shpejtë dhe të paparë të kequshqyerjes akute tek njerëzit në Gazë", thanë ata.

Në dy qendrat e saj shëndetësore në qytetin e Gazës dhe në qytetin bregdetar Al-Mavasi, aktualisht janë duke marrë trajtim ambulator më shumë se 700 gra shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe gati 500 fëmijë me kequshqyerje të rëndë dhe të moderuar.

Numri i rasteve të kequshqyerjes në qendrën e saj në qytetin e Gazës është katërfishuar pothuajse për më pak se dy muaj, nga 293 raste në maj në 983 raste në fillim të korrikut. Prej tyre, 326 raste përfshijnë fëmijë të moshës nga 6 deri në 23 muaj, theksuan ata.

Palestinezët e uritur i vërsulen kamionëve të rrallë me ndihma në Gazë

Palestinezë duke bartur thasë dhe pako me ushqime dhe ndihma tjera humanitare, që u shkarkuan nga një karvan kamionësh të Programit Botëror të Ushqimit, i cili po shkonte drejt Qytetit të Gazës, në veri të Rripit të Gazës, më 16 qershor 2025.
1/15 Palestinezë duke bartur thasë dhe pako me ushqime dhe ndihma tjera humanitare, që u shkarkuan nga një karvan kamionësh të Programit Botëror të Ushqimit, i cili po shkonte drejt Qytetit të Gazës, në veri të Rripit të Gazës, më 16 qershor 2025.
Palestinezë duke bartur ndihma.
2/15 Palestinezë duke bartur ndihma.
Banorë të Gazës në një kamion të ngarkuar me ushqime dhe ndihma tjera humanitare.
3/15 Banorë të Gazës në një kamion të ngarkuar me ushqime dhe ndihma tjera humanitare.
Burra e fëmijë palestinezë duke bartur thasë dhe pako me ndihma.
4/15 Burra e fëmijë palestinezë duke bartur thasë dhe pako me ndihma.
Gra palestineze me pako me ndihma.
5/15 Gra palestineze me pako me ndihma.
Banorë të Gazës të ngarkuar me ndihma.
6/15 Banorë të Gazës të ngarkuar me ndihma.
Turma palestinezësh duke bartur ndihmat e pranuara nga Programi Botëror i Ushqimit.
7/15 Turma palestinezësh duke bartur ndihmat e pranuara nga Programi Botëror i Ushqimit.
Palestinezët duke bartur ndihmat që ua sollën kamionët.
8/15 Palestinezët duke bartur ndihmat që ua sollën kamionët.
Kamionët e Programit Botëror të Ushqimit sollën miell dhe ndihma tjera.
9/15 Kamionët e Programit Botëror të Ushqimit sollën miell dhe ndihma tjera.
Banorët e Gazës pas marrjes së ndihmave.
10/15 Banorët e Gazës pas marrjes së ndihmave.
Palestinezë të të gjitha moshave duke bartur pako e thasë me ndihma.
11/15 Palestinezë të të gjitha moshave duke bartur pako e thasë me ndihma.
Një djalë palestinez duke bartur një thes me ndihma.
12/15 Një djalë palestinez duke bartur një thes me ndihma.
Ndihmat mbi supet e palestinezëve.
13/15 Ndihmat mbi supet e palestinezëve.
Grumbuj njerëzish pas shkarkimit të ndihmave nga kamionët e Programit Botëror të Ushqimit.
14/15 Grumbuj njerëzish pas shkarkimit të ndihmave nga kamionët e Programit Botëror të Ushqimit.
Palestinezë duke udhëtuar me një kamion që u solli ndihma.
15/15 Palestinezë duke udhëtuar me një kamion që u solli ndihma.
Previous slide
Next slide

“Kjo është hera e parë që shohim një shkallë kaq të rëndë të rasteve të kequshqyerjes në Gazë”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Zia e bukës në Gazë është e qëllimshme, mund të përfundojë që nesër nëse autoritetet izraelite lejojnë hyrjen e ushqimit në sasi të mëdha”, sipas tyre.

Izraeli kufizon në minimumin e mundshëm futjen e ushqimit në Gazë, si dhe e mbikëqyr shpërndarjen e mëvonshme të tij.

Mjekët pa Kufij i bënë thirrje Izraelit të lejojë menjëherë qasje të pakufizuar në ndihmat humanitare, përfshirë ushqimin dhe ilaçet, si dhe mbrojtjen e popullsisë civile.

Izraeli kontrollon të gjitha pikat e hyrjes në Rripin e Gazës dhe rrjedhimisht edhe rrugët e transportit për ndihmat humanitare.

Izraeli e justifikon kufizimin e ndihmave duke pretenduar se Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i plaçkit ato.

Sipas organizatave të OKB-së, nuk ka asnjë provë që kjo të ketë ndodhur.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG