Mes mobilizimit, baballarët ukrainas jashtë vendit zgjedhin familjen para atdheut


Mes mobilizimit, baballarët ukrainas jashtë vendit zgjedhin familjen para atdheut

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

Pavarësisht urdhrave nga Kievi për t’u riregjistruar për shërbim ushtarak, dy baballarë ukrainas, të cilët i kanë zhvendosur familjet e tyre në Republikën Çeke, nuk planifikojnë të jenë në mesin e rekrutëve të mundshëm për të luftuar për atdheun e tyre. Ukrainasit që jetojnë jashtë vendit mund të përballen me zgjedhje të vështira, kur të hyjë në fuqi një ligj i ri për mobilizim, që ka për synim të rrisë numrin e trupave. Një burrë ukrainas, i cili jeton në Pragë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti, se vendimi i tij për t’u larguar nga Ukraina, pak para pushtimit nga Rusia më 2022, i ka komprometuar vlerat e tij morale, dhe se ai e kupton se pse ata që kanë qëndruar mund ta kritikojnë atë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Mimoza Sadiku)

​
XS
SM
MD
LG