Ndërlidhjet

Mortajistët e Ukrainës

Mortajistët konsiderohen një goditje vdekjeprurëse për secilën ushtri. Detyra kryesore e mortajistëve është të hedhin predha që eksplodojnë në copëza, duke shkatërruar pajisjet dhe pozicionet e armikut nga larg.

Për një njësit ukrainas që shërben në rajonin e Harkivit, shpenzohen ditë të tëra duke i lëvizur pajisjet e rënda, duke dërguar njësi zbulimi për të lokalizuar objektivat ruse dhe duke gjuajtur me mortaja 120 milimetërshe.

Mortajistët përpiqen të veprojnë pa u zbuluar nga armiku, i cili mund ta kthejë zjarrin me mortajat e veta. Ukraina thotë se ushtria e saj ka bërë disa përparime në zmbrapsjen e forcave ruse nga Harkivi, ndërsa luftimet në Donbas vazhdojnë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG