Moti i ftohtë, rrezik shtesë për kuajt garues në vijën e frontit në Ukrainë
Një fermë në rajonin Zaporizhja të Ukrainës, e njohur për rritjen e një race të kuajve garues, po përballet me bombardime të vazhdueshme ruse. Pronarët nuk mund t’i largojnë kuajt për shkak të motit shumë të ftohtë. Ngrica i ka ulur rrjetet antidronë poshtë rrugëve, duke e pamundësuar transportimin e kafshëve. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)