Fatkeqësitë e motit vranë 2 milionë njerëz në 50 vjet, thotë OKB

Një fotografi nga lartësia tregon një zonë të shkatërruar pas reshjeve të dendura pranë Kastamonu, Turqi, më 11 gusht 2021.
Në 50 vjetët e fundit më shumë se 2 milionë njerëz kanë vdekur për shkak të fatkeqësive të nxitura nga ndryshimet klimatike, siç janë përmbytjet dhe vala e nxehtësisë, tha të mërkurën (1 shtator) një agjenci e OKB-së.
Më shumë se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.
Numri i fatkeqësive është rritur për pesë herë gjatë një gjysmë shekulli duke i kushtuar botës humbje në vlerë 3.64 trilionë dollarë.
Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) tha se në raportin e saj është bërë përmbledhja më gjithëpërfshirëse e vdekshmërisë dhe humbjeve ekonomike nga moti, uji dhe fatkeqësitë për shkak të ndryshimeve klimatike.
Hulumtuesit kanë studiuar rreth 11,000 fatkeqësi që ndodhën midis viteve 1979-2019, përfshirë katastrofat kryesore si thatësira e Etiopisë më 1983, nga e cila u shkaktuan 300,000 vdekje, dhe Uragani Katrina më 2005 në SHBA që ishte më i kushtueshmi, me humbje prej 163.61 miliardë dollarë.
Shkrumb e hi: Bota po digjet
1/24Zjarri "Dixie", ndër më shkatërruesit në historinë amerikane, duke djegur sipërfaqe të mëdha gjatë natës në Tejllorsvill të Kalifornisë. (27 korrik 2021)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/24Helikopterët e Shërbimit Pyjor të Shteteve të Bashkuara duke u angazhuar për frenimin e përhapjes së zjarrit "Dixie", në Kaliforni. (31 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/24Vetura të djegura nga një zjarr i egër më 30 qershor, në një vend parkimi, në Liton të provincës së Kolumbisë Britanike, në Kanada. (9 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/24Shtyllat e ndriçimit, të shkrira nga zjarri i egër, në Grinvill të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (10 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/24Autostrada 89, me pemë të djegura në njërën anë dhe pemë të paprekura në anën tjetër, në vendin e kapluar nga zjarri "Dixie", afër Grinvillit, në Kaliforni. (7 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/24Një ndërtesë tregtare, e djegur nga zjarri i egër "Dixie", që kaploi vendbanimin Grinvill, në Kaliforni. (5 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/24Flakët e një zjarri të egër duke djegur një shtëpi afër Luginës së Barit, në Kaliforni. (4 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/24Një ndërtesë tregtare duke u djegur, pasi zjarri "Dixie" përfshiu qendrën e Grinvillit, në Kaliforni. (5 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/24Një helikopter duke mbushur ujë nga një rezervuar, teksa një zjarr i egër digjte sipërfaqe pranë fshatit Spathovuni, afër Korintit, në Greqi. (23 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
10/24Një zjarrfikës, mes një mjegulle të portokalltë, duke u angazhuar për shuarjen e një zjarri pyjor afër fshatit të Magarasit, në rajonin e Jakutisë, në Rusi. (17 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
11/24Një aeroplan duke hedh pluhur për fikjen e një zjarri, në lindje të shtetit të Uashingtonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (14 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
12/24Një kamion zjarrfikës duke lëvizur nëpër një pyll të shkrumbuar nga një zjarr i egër, në rajonin e Çeljabinskut, në Rusi. (12 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
13/24Shtëpi dhe ndërtesa të shkrumbuara nga një zjarr i egër më 30 qershor, në Liton të provincës së Kolumbisë Britanike, në Kanada. (6 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
14/24Zjarrfikësit duke bërë përpjekje për shuarjen e një zjarri të egër në Varimpompi, në veri të Athinës, në Greqi. (3 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
15/24Një tym i dendur ka bërë që dielli të vezullojë ngjyrë të kuqe mbi një fermë të braktisur, pas përhapjes së një zjarri në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (13 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
16/24Automjete të shkatërruara nga zjarri "Dixie", në Indian Falls të Kalifornisë. (26 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
17/24Pamje që shfaq një statujë të perendeshës Athena, teksa flakët e një zjarri të egër shkretonin periferinë e Athinës, në Greqi. (3 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
18/24Shtëllunga tymi të zi duke u ngritur mbi pyllin përreth Manavgatit, 75 kilometra në lindje të qytetit bregdetar të Antalias, në Turqi. (28 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
19/24Shtëpi dhe ndërtesa të shkrumbuara nga një zjarr i egër më 30 qershor, në Liton të provincës së Kolumbisë Britanike, në Kanada. (9 korrik)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
20/24Një shpat i djegur, pas një zjarri të egër në Varimpompi, në periferi të Athinës, në Greqi. (9 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
21/24Një re e dendur tymi nga zjarri "Dixie" duke u ngritur mbi Grinvill, në Kaliforni. (9 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
22/24Pamje e një zone të shkrumbuar, teksa një zjarr i egër përhapej afër fshatit Limni, në ishullin e Evias, në Greqi. (7 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
23/24Zjarrfikësit duke hedhur ujë afër një pishine, teksa një zjarr i egër shkrumbonte veriun e Athinës, në Greqi. (7 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
24/24Dy zyrtarë turq duke qëndruar pranë një automjeti të djegur policor, që ishte përdorur për të shuar një zjarr të egër afër një termocentrali, pranë Milasit, një qytezë në provincën e Muglës, në Turqi. (5 gusht)
Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Raporti tregon se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.
"Humbjet ekonomike po rriten", tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.
Sipas tij, “përmirësimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm ka çuar në një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë".
Organizata tha se raporti i saj, në të cilin përfshihen raporte të detajuara rajonale, do të përdoret për të ndihmuar qeveritë të zhvillojnë politika për të mbrojtur më mirë njerëzit.