Peshq dhe tanke në Muzeun Ushtarak Nënujor të Jordanisë
Në muzeun e parë ushtarak nënujor të Jordanisë, tanket, një helikopter dhe një automjet i blinduar janë vetëm disa prej makinerive ushtarake rreth të cilave zhytësit mund të notojnë dhe t'i shohin teksa ato pushojnë në shtratin e detit pranë qytetit jordanez Akaba. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
I inauguruar në vitin 2019, muzeu u krijua me shpresën se strukturat nënujore do të përmirësojnë mjedisin e jetës detare, duke inkurajuar më shumë entuziastë të zhytjes.
6
Gjithsej 19 automjete dhe makineri tjera ushtarake janë zhytur në det në thellësi të ndryshme.
7
Disa janë në thellësi nga 15 deri 20 metra nën sipërfaqe, ndërsa objekte të tjera mund të gjenden më thellë, në 20 deri rreth 30 metra. Kjo i lejon vizitorët e qytetit të shijojnë pamjen e tyre me varkë me fund xhami, me syze uji dhe zhytjeje.
8
Një tank dhe një anije që u zhytën në ujë në fund të viteve '90.