Mijëra njerëz në të gjithë Mianmarin kanë dalë në rrugë në ditën e tretë të protestave masive kundër grusht shtetit ushtarak më 8 shkurt 2021. Ushtria e Mianmarit mori pushtetin dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe presidentit të Mianmarit Fito Myint, gjatë një aksioni në mëngjesin e 1 shkurtit.
Protesta masive në Mianmar kundër puçit
Mijëra njerëz në të gjithë Mianmarin kanë dalë në rrugë në ditën e tretë të protestave masive kundër grusht shtetit ushtarak më 8 shkurt 2021. Ushtria e Mianmarit mori pushtetin dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe presidentit të Mianmarit Fito Myint, gjatë një aksioni në mëngjesin e 1 shkurtit.

1
Një automjet i policisë shpërndan protestuesit duke përdorur topa uji kundër tyre, gjatë një proteste kundër grushtit të shtetit nga ushtria, Naypyitaw, 8 shkurt 2021 (STR / AFP).

2
Një protestues në Naypyitaw më 8 shkurt, përshëndet me tre gishta gjatë një proteste kundër puçit ushtarak afër monumentit të gjeneralit Aung San, babait të ndjerë të Suu Kyi. (STR/AFP)

3
Policë të veshur me rroba për kontrollimin e trazirave shihen pranë protestuesve në Naypyitaw, Mianmar, 8 shkurt 2021. (AP)

4
Një kamion i policisë hedh ujë në një turmë protestuesish në Naypyitaw, Mianmar, 8 shkurt 2021. (AP)