Ndërlidhjet

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin mes rritjes së çmimeve të ushqimeve

Xhamia e Madhe, Prishtinë. 9 korrik 2022.

Miliona myslimanë anembanë globit festuan Kurban Bajramin, një nga festat më të mëdha të kalendarit islamik që përkon me ritet e fundit të pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite.

Në disa vende, përfshirë Afganistanin, Iranin dhe shtetet e Azisë Qendrore, Kurban Bajrami u festua më 9 korrik. Por në pjesë të tjera të globit, duke përfshirë Pakistanin dhe Indonezinë, shtetin më të madh mysliman në botë, Bajrami u festua më 10 korrik.

Shumë myslimanë festojnë festën katërditore duke therur bagëtinë [kurbanin] dhe duke e shpërndarë mishin mes të afërmve, fqinjëve dhe të varfërve.

Por, derisa lufta e Rusisë në Ukrainë i ka bërë çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën, shumë njerëz thanë se nuk mund të përballonin therrjen e bagëtisë, ritualin fetar për Kurban Bajram.

Festa e Kurban Bajramit nëpërmjet fotografive

Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
1/8 Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të shtunën e 9 korrikut Festën e Kurban Bajramit. Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
2/8 Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të shtunën e 9 korrikut Festën e Kurban Bajramit. Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Fëmijët në festën e Kurban Bajramit në Taxhikistan.
3/8 Fëmijët në festën e Kurban Bajramit në Taxhikistan.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të shtunën e 9 korrikut Festën e Kurban Bajramit. Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Fëmijët në festën e Kurban Bajramit në Taxhikistan.
4/8 Fëmijët në festën e Kurban Bajramit në Taxhikistan.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të shtunën e 9 korrikut Festën e Kurban Bajramit. Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në Bishkek të Kirgizisë.
5/8 Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në Bishkek të Kirgizisë.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të shtunën e 9 korrikut Festën e Kurban Bajramit. Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në Bishkek të Kirgizisë.
6/8 Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në Bishkek të Kirgizisë.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të shtunën e 9 korrikut Festën e Kurban Bajramit. Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Gratë duke falur Kurban Bajramin në xhaminë Lala-Tulpan, Ufa në Bashkortostan të Rusisë.
7/8 Gratë duke falur Kurban Bajramin në xhaminë Lala-Tulpan, Ufa në Bashkortostan të Rusisë.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të shtunën e 9 korrikut Festën e Kurban Bajramit. Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në xhaminë Lala-Tulpan, Ufa në Bashkortostan të Rusisë
8/8 Besimtarët duke falur Kurban Bajramin në xhaminë Lala-Tulpan, Ufa në Bashkortostan të Rusisë
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të shtunën e 9 korrikut Festën e Kurban Bajramit. Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Previous slide
Next slide

Në Afganistan, normalisht ka një nxitim për blerje të kafshëve para festës së Kurban Bajramit. Por këtë vit, rritja globale e çmimeve të ushqimit dhe shkatërrimi ekonomik pas marrjes së pushtetit nga Talibanët e kanë bërë ritualin e therrjes së kurbanit, të pamundshëm për shumë afganë.

Në Ukrainën lindore, dhjetëra myslimanë ukrainas u mblodhën më 9 korrik për të kremtuar Kurban Bajramin në xhaminë në Kostiantynivka, xhamia e fundit operacionale e mbetur në territorin e kontrolluar nga ukrainasit në Donbas.

Vetëm pak banorë vendas ishin të pranishëm, pasi lufta ka detyruar shumë të ikin në rajonet perëndimore të vendit.

XS
SM
MD
LG