Ndërlidhjet

Myslimanët më të mirëpritur në Evropën Perëndimore


Ilsutrim
Ilsutrim

Perdja e Hekurt që dikur ndante Evropën mund të jetë zhdukur kohë më parë, por kontinenti sot është i ndarë nga dallimet e mëdha në qëndrimet e publikut ndaj fesë, pakicave dhe disa çështjeve sociale, si martesat e homoseksualëve apo aborti.

Krahasuar me evropianët perëndimorë, më pak banorë të Evropës Qendrore dhe Lindore do t'i mirëprisnin myslimanët ose hebrenjtë në familjet ose lagjet e tyre, thuhet në një studim të Qendrës Amerikane të Kërkimeve Pew.

Studimi u bë në periudhën 2015-2017 me afro 56,000 të rritur në 34 shtete të Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Lindore.

Ndarja kontinentale në qëndrime dhe vlera në disa raste është ekstreme.

Për shembull, në pothuajse çdo vend të Evropës Qendrore dhe Lindore, më pak se gjysma e të rriturve të anketuar thonë se do të ishin të gatshëm të pranonin myslimanë në familjet e tyre; në gati çdo vend të Evropës Perëndimore, më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se do të pranonin myslimanë në familjet e tyre.

Në vitin 2015, në Evropë kanë hyrë mbi një milion migrantë, kryesisht myslimanë të ikur nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme.
Në vitin 2015, në Evropë kanë hyrë mbi një milion migrantë, kryesisht myslimanë të ikur nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme.

Një ndarje e ngjashme shfaqet midis Evropës Qendrore / Lindore dhe Evropës Perëndimore në lidhje me pranimin e hebrenjve në familje.

Për ilustrim, në Holandë, 96% e të anketuarve kanë thënë se do të pranonin myslimanë apo hebrenj në familjet e tyre, 95% në Norvegji, 92% në Danimarkë. Nga vendet e Evropës Qendrore / Lindore, në Armeni vetëm 7% janë shprehur pro pranimit të myslimanëve apo hebrenjve në familje, në Republikën Çeke 12%, në Bjellorusi 16%.

Evropianët perëndimorë po ashtu janë më të prirë se ata në Evropën Qendrore dhe Lindore që të pranojnë myslimanë në lagjet e tyre. Për shembull, me ‘po’’ janë përgjigjur 83% e finlandezëve, krahasuar me 55% të ukrainasve.

Feja si komponent i identitetit kombëtar

Studimi i Qendrës Pew po ashtu nxjerr në pah se për shumë njerëz që kanë jetuar në ish-bllokun lindor, të qenët i krishterë – katolik ose ortodoks – është një komponent i rëndësishëm i identitetit të tyre kombëtar.

Në Evropën Perëndimore, për dallim, shumica e njerëzve nuk e ndjejnë se feja është një pjesë e madhe e identitetit të tyre kombëtar. Për shembull, në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, shumica thonë se nuk është e rëndësishme të jesh i krishterë, për të qenë francez ose britanik i vërtetë. Nga vendet e Evropës Qendrore / Lindore, në Armeni 82% e të anketuarve e shohin fenë si shumë të rëndësishme, në Gjeorgji 81%, në Serbi 78%.

Ndarja Lindje-Perëndim është po ashtu e dukshme në shovinizmin kulturor. Qendra Pew i ka pyetur qytetarët anembanë kontintetit nëse pajtohen me deklaratën: "Njerëzit tanë nuk janë të përsosur, por kultura jonë është superiore ndaj të tjerave".

Ndonëse ka përjashtime, evropianët e Evropës Qendrore dhe Lindore në përgjithësi janë më të prirë të thonë se kultura e tyre është superiore.

Tetë vendet ku ky qëndrim është më i përhapur janë të gjitha gjeografikisht në lindje: Greqia, Gjeorgjia, Armenia, Bullgaria, Rusia, Bosnja, Rumania dhe Serbia.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG