Çfarë është Nagorno Karabaku dhe pse po rriten tensionet?
Çfarë është Nagorno Karabaku dhe pse po rriten tensionet?
Ushtarët e Azerbajxhanit duke bërë roje një pikë kontrolli në Korridorin e Lakinit, dhjetor 2022.
Reuters
Azerbajxhani ka thënë se ka ngritur një pikë kontrolli në fillim të korridorit Lakin - e vetmja rrugë tokësore që lidh Armeninë me Nagorno Karabakun. Ky hap është pasuar me pretendimet e të dyja palëve për të shtëna në kufi.
Trupat e Azerbajxhanit dhe paqeruajtësit rusë ishin të pranishëm gjatë ndërtimit nga Azerbajxhani të pikës së kontrolli në korridorin e Lakinit, e vetmja rrugë që lidh Armeninë me rajonin e Nagorno Karabakut.
Çfarë është Nagorno Karabaku?
Nagorno Karabaku, i njohur si Artsak nga armenët, është një zonë malore pa dalje në det, në Kaukazin e Jugut.
Që nga rënia e Perandorisë ruse në vitin 1917, edhe Azerbajxhani, edhe Armenia thonë se kanë kontroll mbi të.
Territori njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por banorët e tij janë kryesisht armenë etnikë dhe kanë Qeverinë e tyre, e cila ka pasur vazhdimisht lidhje të ngushta me Qeverinë në Armeninë fqinje, por nuk është njohur zyrtarisht prej saj apo shteteve të tjera anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Armenët, të cilët janë të krishterë, pretendojnë se kanë një dominim të gjatë historik në këtë zonë, që daton disa shekuj para Krishtit.
Azerbajxhani, banorët e të cilit janë kryesisht myslimanë, e lidh gjithashtu identitetin e tij historik me këtë territor. Ai i akuzon armenët për dëbimin e azerbajxhanasve që kanë jetuar aty në vitet 1990. Azerbajxhani dëshiron, po ashtu, që të marrë kontrollin e plotë mbi enklavën dhe sugjeron që armenët etnikë të marrin pasaporta azerbajxhanase ose të largohen.
Tensione në rritje në Nagorno Karabak
1/15Një çift duke ecur nëpër mjegull në Stepanakert, qyteti më i madh i Nagorno Karabakut, më 15 dhjetor 2022. Dhjetëra azerbajxhanas kanë bllokuar rrugën në Korridorin e Lakinit që nga 12 dhjetori.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
2/15Bllokada është organizuar nga njerëz që pretendojnë se janë aktivistë mjedisorë nga Azerbajxhani, të cilët thonë se Armenia ka bërë eksploatime të paligjshme në Nagorno-Karabak. Aktivistët janë mbështetur nga autoritetet e Azerbajxhanit.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
3/15Si pasojë e bllokadës ka mungesë të furnizimeve me ushqime, ilaçe dhe karburante për 120.000 banorët e Nagorno Karabakut, prandaj mijëra armenë dolën në rrugë në Stepanakert më 25 dhjetor për të protestuar kundër Azerbajxhanit.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
4/15Disa armenë duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Putin! Mbaje fjalën tënde", qëndrojnë përpara paqeruajtësve rusë në një pikë kontrolli jashtë Stepanakertit më 27 dhjetor.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
5/15Një forcë paqeruajtëse prej 2.000 trupash nga Rusia u dërgua për të ruajtur paqen dhe për të siguruar që Korridori i Lakinit të mbetet i hapur sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Moska për t'i dhënë fund konfliktit të vitit 2020.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
6/15Reflektimi i një burri në një pasqyrë pranë një shtëpie që po digjej nga armenët etnikë teksa po largoheshin në fshatin Çerektar në Nagorno Karabak, më 14 nëntor 2020. Sipas kushteve të marrëveshjes, armenët duhej të lironin disa pjesë të Nagorno-Karabakh.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
7/15Ushtarët e Azerbajxhanit duke bërë roje një pikë kontrolli në Korridorin e Lakinit. Armenia pretendon se protestat janë të orkestruara nga Azerbajxhani dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje që ta heqë bllokadën.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
8/15Konsumatorët në një dyqan ushqimor pothuajse të zbrazët në Stepanakert më 7 janar. Pas më shumë se një muaji të bllokimit, banorët e Nagorno Karabakut kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se ka mungesë ushqimesh, ilaçesh dhe karburantesh.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
9/15Nxënësit e shkollës duke u ngrohur rreth një stufe në klasën e tyre në Stepanakert.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
10/15Kuponë ushqimi në një shtëpi familjare në Stepanakert. Autoritetet lokale armene zbatuan një sistem racionimi më 20 janar, duke mbuluar orizin, makaronat, hikrrën, sheqerin dhe vajin e lulediellit.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
11/15Dy djem duke u ngrohur pranë një stufe më 18 janar. Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e shkollave për shkak të mungesës së gazit dhe energjisë elektrike.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
12/15Shoferët duke pritur për t'u furnizuar me gaz natyror në Stepanakert. Azerbajxhani, gjithashtu, ka shkurtuar në mënyrë sporadike furnizimet me gaz në Nagorno Karabak -- së fundi më 21 janar.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
13/15Një grua dhe djali i saj duke darkuar nën dritën e qirinjve në shtëpinë e tyre në Stepanakert.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
14/15Një djalë në shtëpi në Stepanakert, më 18 janar.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
15/15Dy gra të moshuara duke u ngrohur me një nxehëse me energji elektrike në Stepanakert.
Dy vjet pasi Azerbajxhani dhe Armenia i dhanë fund një lufte që vrau rreth 7.000 njerëz, tensionet midis dy vendeve sërish po rriten nga një mosmarrëveshje për një rrugë prej 6 kilometrash të njohur si Korridori i Lakinit.
Previous slide
Next slide
Cila është historia?
Gjatë shekujve, enklava ka rënë nën kontrollin e persianëve, turqve, rusëve, osmanëve dhe sovjetikëve.
Pas Revolucionit rus të vitit 1917, Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për rajonin. Kur bolshevikët kanë pushtuar Azerbajxhanin, Armenia ka rënë dakord për kontrollin bolshevik.
Karabaku, me kufij të rivizatuar për të përfshirë sa më shumë armenë, ka mbetur pjesë e Republikës Sovjetike të Azerbajxhanit, por me autonomi. Emri i tij ka qenë “Rajoni Autonom i Nagorno Karabakut”.
Lufta e parë në Karabak
Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik ka nisur edhe ajo që njihet si Lufta e Parë e Karabakut (1988-1994) midis armenëve dhe fqinjëve të tyre azerbajxhanas. Rreth 30.000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se një milion të tjerë janë zhvendosur.
Azerbajxhani ka humbur një pjesë të territorit të tij dhe armenët kanë mbetur në kontroll të pjesës më të madhe të Karabakut dhe të territorit shtesë rreth perimetrit të Karabakut. Azerbajxhani, në anën tjetër, është zotuar se do ta rimarrë kontrollin mbi territor.
Dyzet e katër ditë luftë më 2020
Në vitin 2020, pas disa dekadash përleshje, Azerbajxhani ka nisur një operacion ushtarak, i cili është bërë Lufta e Dytë e Karabakut.
I mbështetur nga Turqia, Azerbajxhani ka fituar luftën 44-ditore, duke marrë pjesë të Karabakut.
Përdorimi i dronëve të blerë nga Turqia dhe Izraeli është cilësuar nga analistët ushtarakë si një prej arsyeve kryesore për fitoren e Azerbajxhanit. Disa mijëra njerëz janë vrarë.
Rusia, aleate e Armenisë, e cila ka marrëdhënie të mira edhe me Azerbajxhanin, ka ndërhyrë për të negociuar një armëpushim.
Sipas marrëveshjes, Azerbajxhanit i janë dorëzuar të gjitha territoret përreth Karabakut. Kjo i ka lënë armenët etnikë në Karabak me një territor shumë më të vogël. Armenia e ka konsideruar rezultatin e luftës si një fatkeqësi - gjë që është pasuar me trazira në Jerevan.
Marrëveshja ka paraparë që paqeruajtësit rusë të vendosen në Karabak, për të ruajtur të vetmen rrugë të mbetur që lidh enklavën me Armeninë, gjegjësisht korridorin Lakin, dhe për të ndërtuar një rrugë të re përgjatë korridorit.
Azerbajxhani është zotuar se do të garantojë sigurinë në trafik, përgjatë korridorit në të dyja drejtimet.
Luftime ka pasur kohë pas kohe edhe pas armëpushimit. Në dhjetor të vitit 2022, civilët azerbajxhanas, të vetidentifikuar si aktivistë mjedisorë, kanë nisur ta bllokojnë korridorin Lakin, duke e mbyllur Karabakun për të gjithë, përveç paqeruajtësve rusë dhe autokolonave të Kryqit të Kuq.
Azerbajxhani ka mohuar se ka bllokuar plotësisht rrugën, duke thënë se disa autokolona dhe ndihma janë lejuar të kalojnë.
Çfarë është duke ndodhur tash?
Trupat e Azerbajxhanit kanë ngritur të dielën një pikë të re kontrolli, pranë kufirit armen, në fillim të korridorit Lakin. Armenia e ka cilësuar këtë si shkelje të qartë të armëpushimit të nëntorit 2020.
Azerbajxhani ka thënë se masa, e cila kërcënon ta izolojë plotësisht Karabakun, ka për qëllim t’u japë fund furnizimeve armene me armë për “administratën separatiste”.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara nga kjo masë dhe kanë bërë thirrje për lëvizje të lirë dhe të hapur përgjatë korridorit.
Kremlini ka thënë se nuk ka asnjë alternativë ndaj marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020 midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe se po punon për bisedime të reja midis Bakusë dhe Jerevanit.
Kriza në korridorin e Lakinit ka tensionuar lidhjet midis Rusisë dhe Armenisë. Armenia i ka bërë vazhdimisht thirrje Moskës që ta zbatojë armëpushimin e nëntorit 2020 dhe ta hapë korridorin Lakin, ndërsa Moska ka thënë se Armenia po refuzon bisedimet e paqes me Azerbajxhanin.