Ndërlidhjet

Stoltenberg: Bahmuti mund të bjerë në ditët në vijim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Fotografi nga arkivi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi më 8 mars se qyteti i shkatërruar ukrainas, Bahmut, mund të bjerë në duart e rusëve në ditët në vijim, pasi ky qytet lindor për muaj të tërë po përballet me luftime intensive.

“Ajo çfarë po shohim është se Rusia po dërgon më shumë trupa, më shumë forca dhe Rusia po mundohet që mungesën e kualitetit ta zëvendësojë me kuantitet”, tha Stoltenberg në margjinat e takimit të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Stokholm.

“Ata po pësojnë humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që Bahmuti eventualisht të bjerë në ditët në vijim”, shtoi ai.

Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, që mbështet Ukrainën, insistoi se “është po ashtu e rëndësishme të theksojmë se kjo jo domosdo do të përbëjë ndonjë pikë kthese në luftë”.

“Vetëm vë në pah se ne nuk duhet ta nënvlerësojmë Rusinë. Ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje Ukrainës”, tha ai.

Grupi rus i mercenarëve, Wagner, pretendoi të mërkurën se ka marrë nën kontroll pjesën lindore të Bahmutit, ku luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase po zhvillohen tash e disa muaj.

Rezistenca e ukrainasve për "Kështjellën e Bahmutit"

Ushtarët ukrainas duke gjuajtur me një obus vetëlëvizës drejt pozicioneve ruse afër Bahmutit, rajoni i Donjeckut, më 5 mars.

Qyteti i rrënuar në Ukrainën lindore, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur  "kështjella jonë", vazhdon të rrethohet nga forcat ruse.
1/13 Ushtarët ukrainas duke gjuajtur me një obus vetëlëvizës drejt pozicioneve ruse afër Bahmutit, rajoni i Donjeckut, më 5 mars.

Qyteti i rrënuar në Ukrainën lindore, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur  "kështjella jonë", vazhdon të rrethohet nga forcat ruse.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Reagimi i një ushtari ukrainas, pasi hap zjarr nga një obus vetëlëvizës drejt pozocioneve ruse.

Lufta për qytetin, e njohur si "Bluesi i mishit në Bahmut", e cila filloi gjatë verës, deri tani ka lënë pas pamje të tmerrshme të vdekjes dhe të shkatërrimit.
2/13 Reagimi i një ushtari ukrainas, pasi hap zjarr nga një obus vetëlëvizës drejt pozocioneve ruse.

Lufta për qytetin, e njohur si "Bluesi i mishit në Bahmut", e cila filloi gjatë verës, deri tani ka lënë pas pamje të tmerrshme të vdekjes dhe të shkatërrimit.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Bahmuti, i cili shtrihet midis dy kryqëzimeve të rëndësishme dhe para luftës kishte një popullsi prej rreth 70.000 banorësh, tashmë është shkatërruar pothuajse tërësisht gjatë luftës së ashpër me forcat ruse.
3/13 Bahmuti, i cili shtrihet midis dy kryqëzimeve të rëndësishme dhe para luftës kishte një popullsi prej rreth 70.000 banorësh, tashmë është shkatërruar pothuajse tërësisht gjatë luftës së ashpër me forcat ruse.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Ushtarët ukrainas, të cilët u caktuan për mbrojtjen e qytetit, janë duke banuar në llogore të përmbytura me baltë.
4/13 Ushtarët ukrainas, të cilët u caktuan për mbrojtjen e qytetit, janë duke banuar në llogore të përmbytura me baltë.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Ushtria e Moskës vazhdon të bombardojë qytetin e shkatërruar dhe forcat ukrainase pa pushim.
5/13 Ushtria e Moskës vazhdon të bombardojë qytetin e shkatërruar dhe forcat ukrainase pa pushim.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Ushtarët ukrainas duke gjuajtur me një obus 2S5 Giatsint-S në drejtim të trupave ruse.
6/13 Ushtarët ukrainas duke gjuajtur me një obus 2S5 Giatsint-S në drejtim të trupave ruse.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Një ushtar ukrainas duke shikuar nga një obus vetëlëvizës.
7/13 Një ushtar ukrainas duke shikuar nga një obus vetëlëvizës.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Ushtarët nga Ukraina duke zënë pozicione përgjatë vijës së frontit në zonën e Bahmutit.
8/13 Ushtarët nga Ukraina duke zënë pozicione përgjatë vijës së frontit në zonën e Bahmutit.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Duart e mbështjella me fasha të një ushtari të plagosur ukrainas.
9/13 Duart e mbështjella me fasha të një ushtari të plagosur ukrainas.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Forcat ukrainase duke përdorur dronë për të gjetur dhe shënjestuar pozicionet ruse.

10/13 Forcat ukrainase duke përdorur dronë për të gjetur dhe shënjestuar pozicionet ruse.

Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Helikopterët e Forcave të Armatosura të Ukrainës duke fluturuar mbi një fushë jashtë Bahmutit .

11/13 Helikopterët e Forcave të Armatosura të Ukrainës duke fluturuar mbi një fushë jashtë Bahmutit .

Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Mes frikës në rritje se Kievi mund t'i tërheqë forcat e veta nga qyteti i shkatërruar, ushtarët ukrainas u panë duke hapur llogore të reja jashtë Bahmut në 4 Mars.
12/13 Mes frikës në rritje se Kievi mund t'i tërheqë forcat e veta nga qyteti i shkatërruar, ushtarët ukrainas u panë duke hapur llogore të reja jashtë Bahmut në 4 Mars.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Derisa lufta për kontrollin e qytetit vazhdon, ushtarët ukrainas shihen duke pushuar në një strehë.

Lufta për rajonin lindor të Donbasit është "e vështirë dhe sfiduese", tha Zelenskiy në video-mesazhin e tij të natës më 5 mars, teksa ushtarët e Kremlinit vazhduan përpjekjet e tyre për të rrethuar qytetin.
13/13 Derisa lufta për kontrollin e qytetit vazhdon, ushtarët ukrainas shihen duke pushuar në një strehë.

Lufta për rajonin lindor të Donbasit është "e vështirë dhe sfiduese", tha Zelenskiy në video-mesazhin e tij të natës më 5 mars, teksa ushtarët e Kremlinit vazhduan përpjekjet e tyre për të rrethuar qytetin.
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Previous slide
Next slide

Njoftimi erdhi pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se nëse Bahmuti bie, Moska do të fitonte një “rrugë të hapur” për ofensivat e tjera në Ukrainë.

Luftimet përreth Bahmutit, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë qenë luftimet më të gjata dhe më të ashprat që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Ekspertët perëndimorë kanë thënë se Bahmuti ka më pak rëndësi strategjike për Rusinë sesa rëndësi simbolike.

XS
SM
MD
LG