Ndërlidhjet

Vajza e Navalnyt pranon çmimin “Saharov” për të atin


Vajza e Alexei Navalny, Daria Navalny pranon çmimin "Saharov" në emër të të atit.
Vajza e Alexei Navalny, Daria Navalny pranon çmimin "Saharov" në emër të të atit.

E bija e opozitarit rus Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg, ka marrë çmimin “Saharov” –mirënjohjen më të lartë të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut –në emër të tij gjatë një ceremonie në Strasburg.

Daria Navalny e mori çmimin në Parlamentin Evropian më 15 dhjetor disa muaj pasi babai i saj, njëri prej kundërshtarëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin përfundoi në burg pas një rasti i cili konsiderohet politikisht i motivuar.

E bija e opozitarit rus e quajti çmimin “mirënjohje ndaj aktiviteteve të babait të saj dhe punës të cilën po e bëjnë bashkëpunëtorët e tij tani”.

Ligjvënësit evropianë më 20 tetor e zgjodhën Navalnyn si fitues për këtë vit për lirinë e shprehjes, duke thënë se “me dinjitet udhëhoqi fushatën kundër korrupsionit dhe regjimit të Putinit”.

E çmimin për të, opozitari rus ua dedikoi “të gjithë luftëtarëve të korrupsionit kudo në botë”.

45-vjeçari u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Moskë pasi po shërohej në Berlin nga helmimi që disa laboratorë në Perëndim konstatuan se vinte nga një agjent nervor i nivelit ushtarak.

Navalny pohonte se helmimin e urdhëroi direkt presidenti rus, Vladimir Putin gjë të cilën Kremlini e mohon.

Bashkimi Evropian më pas vendosi sanksione ndaj zyrtarëve rusë për helmimin dhe burgosjen e tij.

Kush është Aleksei Navalny, fitues i Çmimit Sakharov?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:14 0:00
XS
SM
MD
LG