Ndërlidhjet

Ndalohet i dyshuari për sulm ndaj Ambasadës izraelite në Bukuresht


Zyrtarë policorë afër Ambasadës izraelite në Bukuresht.
Zyrtarë policorë afër Ambasadës izraelite në Bukuresht.

Një 34-vjeçar është ndaluar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, më 3 qershor, pasi dyshohet se e ka sulmuar hyrjen e Ambasadës së Izraelit me koktej molotovi.

Për pasojë është thënë të ketë shpërthyer një zjarr i vogël, dhe nuk është raportuar për dëme.

I dyshuari është ndaluar nga zyrtarë kundërterrorizmit.

Ka raportime se ai ka tentuar të djegë veten para ambasadës.

Ambasada e Izraelit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i dyshuari besohet se është me origjinë siriane.

Disa burime të afërta me hetimet kanë thënë se burri i dyshuar nuk është deklaruar si pro-palestinez, dhe besohet se arsyet për këtë akt kanë qenë personale, sikurse refuzimi i aplikimit për vizë në Izrael.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG