Objekte në Prishtinë të lëna pas dore
Tregje të gjelbra në gjendje të mjerueshme, objekte pothuajse të shkatërruara. Në këtë fotogaleri mund të shihni pamje të gjendjes së rëndë të objekteve, që gjenden në zemër të Prishtinës, që janë lënë pas dore dhe janë braktisur.
1
Kështu duket brendësia e një ndërtese në Prishtinë, e lënë pas dore. Aty shihet një karrige, teksa dyshemeja është e mbuluar me ujë.
2
Kështu duket ky kompleks nga lartë dhe gjendet në afërsi të selisë qendrore të Postës së Kosovës në Prishtinë.
3
Pavarësisht gjendjes jo të mirë, në këtë kompleks ndërtimi operojnë disa biznese të vogla.
4
Oriendi shtëpiake dhe gjësende të tjera të vendosura në një nga dyqanet e kompleksit.