Ndërlidhjet

Norvegjia ushqen Dhelprat e Arktikut

Ndryshimet klimatike dhe humbja e habitatit bëjnë që mijëra specie në botë të jenë në prag të mbijetesës, duke ndërprerë zinxhirët ushqimorë dhe duke bërë që disa kafshë të ngordhin nga uria. Dhe, ndërsa disa shkencëtarë thonë se është e pashmangshme që ne do të kemi nevojë për më shumë programe ushqimi për të parandaluar zhdukjet, të tjerë pyesin nëse ka kuptim t'i mbështesim kafshët në pjesë natyre që nuk mund t'i mbajnë më ato.

Shkencëtarët në Norvegji i lanë të lira në natyrë pesë Dhelpra të Arktikut këtë muaj, si pjesë e programit që synon shumimin e dhelprave arktike në habitatin e tyre natyror.

Programi është financuar nga shteti për ta ruajtur këtë specie të rrezikuar, dhe si pjesë të tij Norvegjia ka ushqyer popullsinë e Dhelprave të Arktikut për gati 20 vjet. Programi, po ashtu, ka ndihmuar në shtimin e popullsisë së dhelprave nga 40 në Norvegji, Finlandë dhe Suedi, në rreth 550 në të gjithë Skandinavinë sot.

“Pa këto masa ruajtjeje, Dhelpra e Arktikut me siguri do të ishte zhdukur në Norvegji”, tha Bjorn Rangbru, një këshilltar i lartë për speciet e rrezikuara në Agjencinë Norvegjeze të Mjedisit.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG