Ndërlidhjet

Lajme

Kryqi i Kuq dërgon ndihmë humanitare në Karabak

Autokolonat franceze me ndihmë humanitare të bllokuara në korridorin Laçin. 30 gusht 2023.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha më 18 shtator se ka dërguar autokolona me ndihmë humanitare në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Kjo organizatë tha se ndihma është dërguar edhe nga Armenia dhe Azerbajxhani, duke rihapur rrugën e vetme që e lidh Armeninë me këtë rajon, rrugë që ishte e bllokuar qysh në dhjetor.

“Komiteti Ndërkombëtari Kryqit të Kuq sot po dërgon dërgesa me miell gruri dhe ilaçe esenciale për popullin në nevojë përmes korridorit Laçin dhe rrugën Aghadam”, tha Kryqi i Kuq, duke iu referuar rrugëve që lidhin Karabakun me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Nagorno-Karabaku ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Ky rajon është i banuar me armenë etnikë, të cilët fituan pavarësinë de facto nga Bakuja në fillim të viteve ’90 pas një lufte të gjatë.

Bllokimi i Nagorno-Karabakut: Armenët e dëshpëruar grumbullojnë ushqim para OKB-së

Protestuesit marshuan pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Jerevan më 24 korrik.

Një grua mban një tabelë ku i bën thirrje OKB-së që "të dërgojë menjëherë ngarkesë humanitare" në Nagorno-Karabak.

Nga fillimi i korrikut Azebajxhani e ka mbyllur përkohësisht korridorin Laçin, rrugën kryesore që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë dhe kjo ka rritur shqetësimet për krizë humanitare në rajon.
1/8 Protestuesit marshuan pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Jerevan më 24 korrik.

Një grua mban një tabelë ku i bën thirrje OKB-së që "të dërgojë menjëherë ngarkesë humanitare" në Nagorno-Karabak.

Nga fillimi i korrikut Azebajxhani e ka mbyllur përkohësisht korridorin Laçin, rrugën kryesore që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë dhe kjo ka rritur shqetësimet për krizë humanitare në rajon.
Derisa Azerbajxhani vazhdon bllokadën në Nagorno-Karabak, protestuesit vendosën tonelata ushqimesh para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerevan, duke i bërë thirrje organizatës që të dorëzojë furnizimet tejet të nevojshme.
Rrethoja jashtë selisë së OKB-së në Jerevan u mbulua me posterë më 24 korrik, duke përfshirë imazhet e fundit nga brenda Nagorno-Karabakh, ku dy fëmijë vdiqën së fundi pasi nëna e tyre mbajtëse e shtëpisë i la vetëm në përpjekje për të siguruar ushqim. Armenët i referohen Nagorno-Karabakut si Artsakh.

2/8 Rrethoja jashtë selisë së OKB-së në Jerevan u mbulua me posterë më 24 korrik, duke përfshirë imazhet e fundit nga brenda Nagorno-Karabakh, ku dy fëmijë vdiqën së fundi pasi nëna e tyre mbajtëse e shtëpisë i la vetëm në përpjekje për të siguruar ushqim. Armenët i referohen Nagorno-Karabakut si Artsakh.

Derisa Azerbajxhani vazhdon bllokadën në Nagorno-Karabak, protestuesit vendosën tonelata ushqimesh para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerevan, duke i bërë thirrje organizatës që të dorëzojë furnizimet tejet të nevojshme.
Një supermarket bosh në Stepanakert, qyteti më i madh i Nagorno-Karabak, fotografuar më 18 korrik.

Nagorno-Karabak, një rajon separatist i Azerbajxhanit që është i populluar kryesisht nga armenë etnikë, është nën bllokadë nga Bakuja që nga dhjetori i vitit 2022. Nga mesi i qershorit, Azerbajxhani duket se ka penguar të gjitha furnizimet që hyjnë në territor nga Armenia.

3/8 Një supermarket bosh në Stepanakert, qyteti më i madh i Nagorno-Karabak, fotografuar më 18 korrik.

Nagorno-Karabak, një rajon separatist i Azerbajxhanit që është i populluar kryesisht nga armenë etnikë, është nën bllokadë nga Bakuja që nga dhjetori i vitit 2022. Nga mesi i qershorit, Azerbajxhani duket se ka penguar të gjitha furnizimet që hyjnë në territor nga Armenia.

Derisa Azerbajxhani vazhdon bllokadën në Nagorno-Karabak, protestuesit vendosën tonelata ushqimesh para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerevan, duke i bërë thirrje organizatës që të dorëzojë furnizimet tejet të nevojshme.
Grumbuj ushqimesh të vendosura jashtë selisë së OKB-së nga protestuesit në Jerevan. Folësit në demonstratën e 24 korrikut kërkuan që organizata ndërkombëtare të transportojë furnizime me ushqime në Nagorno-Karabak.

Aram Vardanian, i cili mori pjesë në protestën jashtë shtëpisë së OKB-së më 24 korrik, tha për Radion Evropa e Lirë se organizata po veçohet sepse "kudo ku ka mungesë ushqimi, OKB-ja gjithmonë është përpjekur të dërgojë ndihma humanitare".
4/8 Grumbuj ushqimesh të vendosura jashtë selisë së OKB-së nga protestuesit në Jerevan. Folësit në demonstratën e 24 korrikut kërkuan që organizata ndërkombëtare të transportojë furnizime me ushqime në Nagorno-Karabak.

Aram Vardanian, i cili mori pjesë në protestën jashtë shtëpisë së OKB-së më 24 korrik, tha për Radion Evropa e Lirë se organizata po veçohet sepse "kudo ku ka mungesë ushqimi, OKB-ja gjithmonë është përpjekur të dërgojë ndihma humanitare".
Derisa Azerbajxhani vazhdon bllokadën në Nagorno-Karabak, protestuesit vendosën tonelata ushqimesh para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerevan, duke i bërë thirrje organizatës që të dorëzojë furnizimet tejet të nevojshme.
Grumbuj ushqimesh jashtë ndërtesës së OKB-së në Jerevan.

Vardanian shtoi se, "Nuk kanë rëndësi as debatet politike që rrethojnë këtë territor specifik, nëse ka njerëz në nevojë dhe atyre u mungojnë artikujt bazë si sheqeri apo kripa, është përgjegjësi e OKB-së për dekada të tëra të krijojë një sistem shpërndarjeje".
5/8 Grumbuj ushqimesh jashtë ndërtesës së OKB-së në Jerevan.

Vardanian shtoi se, "Nuk kanë rëndësi as debatet politike që rrethojnë këtë territor specifik, nëse ka njerëz në nevojë dhe atyre u mungojnë artikujt bazë si sheqeri apo kripa, është përgjegjësi e OKB-së për dekada të tëra të krijojë një sistem shpërndarjeje".
Derisa Azerbajxhani vazhdon bllokadën në Nagorno-Karabak, protestuesit vendosën tonelata ushqimesh para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerevan, duke i bërë thirrje organizatës që të dorëzojë furnizimet tejet të nevojshme.
Ushqimi i vendosur jashtë selisë së OKB-së në Jerevan.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nëpërmjet email-it nga OKB-ja vonë më 23 korrik dhe në fillim të 24 korrikut. Një zëdhënës u përgjigj se kërkesa ishte bërë shumë vonë për të marrë një përgjigje para publikimit të materialit. Thirrjet në organizatë shkuan në një sistem të automatizuar të përgjigjeve dhe më pas u ndërprenë.

6/8 Ushqimi i vendosur jashtë selisë së OKB-së në Jerevan.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nëpërmjet email-it nga OKB-ja vonë më 23 korrik dhe në fillim të 24 korrikut. Një zëdhënës u përgjigj se kërkesa ishte bërë shumë vonë për të marrë një përgjigje para publikimit të materialit. Thirrjet në organizatë shkuan në një sistem të automatizuar të përgjigjeve dhe më pas u ndërprenë.

Derisa Azerbajxhani vazhdon bllokadën në Nagorno-Karabak, protestuesit vendosën tonelata ushqimesh para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerevan, duke i bërë thirrje organizatës që të dorëzojë furnizimet tejet të nevojshme.
Një protestë në qendër të Jerevanit e mbajtur më 21 korrik, ku u bë thirrje për t'i dhënë fund bllokadës në Nagorno-Karabak.

Disa protesta masive janë mbajtur në Armeni ditëve të fundit pasi kushtet brenda Nagorno-Karabakut janë përkeqësuar në mënyrë dramatike. Marut Vanian, një gazetar brenda qytetit Stepenakert, i tha Radios Evropa e Lirë më 23 korrik se situata “po përkeqësohet dita-ditës”.
7/8 Një protestë në qendër të Jerevanit e mbajtur më 21 korrik, ku u bë thirrje për t'i dhënë fund bllokadës në Nagorno-Karabak.

Disa protesta masive janë mbajtur në Armeni ditëve të fundit pasi kushtet brenda Nagorno-Karabakut janë përkeqësuar në mënyrë dramatike. Marut Vanian, një gazetar brenda qytetit Stepenakert, i tha Radios Evropa e Lirë më 23 korrik se situata “po përkeqësohet dita-ditës”.
Derisa Azerbajxhani vazhdon bllokadën në Nagorno-Karabak, protestuesit vendosën tonelata ushqimesh para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerevan, duke i bërë thirrje organizatës që të dorëzojë furnizimet tejet të nevojshme.
Një grua duke shikuar në drejtim të Nagorno-Karabakut nga një pikë kontrolli pranë fshatit jugor armen të Kornidzorit, më 23 korrik.

Në një intervistë dhënë së fundi, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, e krahasoi bllokadën e Nagorno-Karabakut me një "geto" etnike të llojit të krijuar nga forcat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në një fjalim të kohëve të fundit, tha se nëse Armenia "heq dorë plotësisht nga çdo lloj cenimi në territorin e Azerbajxhanit", një traktat paqeje do të jetë i mundur para fundit të vitit 2023.
8/8 Një grua duke shikuar në drejtim të Nagorno-Karabakut nga një pikë kontrolli pranë fshatit jugor armen të Kornidzorit, më 23 korrik.

Në një intervistë dhënë së fundi, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, e krahasoi bllokadën e Nagorno-Karabakut me një "geto" etnike të llojit të krijuar nga forcat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në një fjalim të kohëve të fundit, tha se nëse Armenia "heq dorë plotësisht nga çdo lloj cenimi në territorin e Azerbajxhanit", një traktat paqeje do të jetë i mundur para fundit të vitit 2023.
Derisa Azerbajxhani vazhdon bllokadën në Nagorno-Karabak, protestuesit vendosën tonelata ushqimesh para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerevan, duke i bërë thirrje organizatës që të dorëzojë furnizimet tejet të nevojshme.
Previous slide
Next slide

Azerbajxhani bllokoi rrugën e vetme që e lidh Karabakun me Armeninë në dhjetor të vitit 2022, duke bërë që banorët e rajonit të kishin mungesë akute të ushqimeve.

Azerbajxhani dhe administrata separatiste e Karabakut më herët gjatë këtij muaji u pajtuan që të rihapin dy rrugët, përmes së cilave hyri një kamion i vetëm rus me ndihmë nga Azerbajxhani.

Korridori i Laçinit – që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakut – nuk u rihap menjëherë dhe autokolonat franceze dhe armene mbetën në korridor duke pritur për të kaluar.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë mosmarrëveshje të kamotshme për Nagorno-Karabakun. Mosmarrëveshjet kanë nisur në vitet ’80 dhe që atëherë të dy shtetet kanë zhvilluar dy luftëra.

Në luftën e dytë, më 2020, forcat armene humbën dhe Azerbajxhani fitoi territor të konsiderueshëm.

XS
SM
MD
LG