Pakoja ushtarake miliardëshe që ka marrë Ukraina
Administrata amerikane në largim njoftoi në fund të vitit 2024 për një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 1.25 miliard dollarë, që synon të sigurohet që “Ukraina ka aftësitë që i duhen për të mbrojtur veten kundër agresionit rus”. Në këtë fotogaleri gjeni disa nga armët që Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës.
![Armët kundërtanke AT4 Teknikët e ushtrisë ukrainase kanë ripërdorur predha të kësaj arme, duke i përdorur si koka të improvizuara për dronët e llojit FPV. Kjo armë kundërtank, që gjuhet duke u mbajtur në krah, u zhvillua në Suedi në vitet ’70 dhe modeli më pas u adoptua nga ushtria amerikane në vitet ’80.](https://gdb.rferl.org/b06ab6bd-0f11-44fd-8b24-8d0a3f5e7090_w1024_q10_s.jpg)
1
Armët kundërtanke AT4
Teknikët e ushtrisë ukrainase kanë ripërdorur predha të kësaj arme, duke i përdorur si koka të improvizuara për dronët e llojit FPV.
Kjo armë kundërtank, që gjuhet duke u mbajtur në krah, u zhvillua në Suedi në vitet ’70 dhe modeli më pas u adoptua nga ushtria amerikane në vitet ’80.

![Sistemi raketor tokë-ajër HAWK Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit u tha se paketa e fundit e armëve do të përfshijë “municione të mbrojtjes ajrore”, që nuk u specifikuan se çfarë do të jenë. Por, Associated Press pretendoi se Ukrainës do t’i jepet sistemi HAWK. Ky sistem i raketave është përdorur për herë të parë nga ushtria amerikane më 1959. Ky lloj raketash të vjetra raportohet se ka qenë efektiv kundër dronëve Shahed, të prodhuar nga Irani, të cilët lëvizin ngadalë.](https://gdb.rferl.org/5f3db405-3e50-4db7-8fa0-f41b9d996f53_w1024_q10_s.jpg)
2
Sistemi raketor tokë-ajër HAWK
Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit u tha se paketa e fundit e armëve do të përfshijë “municione të mbrojtjes ajrore”, që nuk u specifikuan se çfarë do të jenë. Por, Associated Press pretendoi se Ukrainës do t’i jepet sistemi HAWK.
Ky sistem i raketave është përdorur për herë të parë nga ushtria amerikane më 1959. Ky lloj raketash të vjetra raportohet se ka qenë efektiv kundër dronëve Shahed, të prodhuar nga Irani, të cilët lëvizin ngadalë.

![Sistemi raketor i artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) Pakoja do të përfshijë katër raketa për këtë sistem. Nuk përmendet nëse Ukrainës do t’i jepen raketahedhës të tjerë HIMARS.](https://gdb.rferl.org/5d710780-c001-4ca1-af4a-45a8b25ecaa4_w1024_q10_s.jpg)
3
Sistemi raketor i artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS)
Pakoja do të përfshijë katër raketa për këtë sistem. Nuk përmendet nëse Ukrainës do t’i jepen raketahedhës të tjerë HIMARS.
Pakoja do të përfshijë katër raketa për këtë sistem. Nuk përmendet nëse Ukrainës do t’i jepen raketahedhës të tjerë HIMARS.
![Granata dore Granatat e dorës janë përdorur me të madhe në konfliktin aktual në Ukrainë, edhe si municione që hidhen nga dronët, por edhe për të sulmuar llogoret.](https://gdb.rferl.org/a21bdacb-d2ab-4cf3-9b2b-0db85b2306bc_w1024_q10_s.jpg)
4
Granata dore
Granatat e dorës janë përdorur me të madhe në konfliktin aktual në Ukrainë, edhe si municione që hidhen nga dronët, por edhe për të sulmuar llogoret.
Granatat e dorës janë përdorur me të madhe në konfliktin aktual në Ukrainë, edhe si municione që hidhen nga dronët, por edhe për të sulmuar llogoret.