Ndikimi i fushatës së dronëve ukrainas përmes fotografive
Fotografitë më të fundit nga një rrugë e rëndësishme logjistike ruse nxjerrin në pah ndikimin gjithnjë e në rritje të përpjekjeve të Ukrainës për t'i penguar dhe kufizuar operacionet ruse.
1
Ky kamion i djegur është një nga disa automjete të shkatërruara që u fotografuan më 19 qershor përgjatë një autostrade që shtrihet nga Rusia drejt territorit të Ukrainës që kontrollohet nga forcat ruse.
2
Një rimorkio e rrokullisur që u godit nga një dron në atë që Rusia e quan "autostrada R150".
"R150" është quajtur “arteria kryesore logjistike” e Rusisë për ushtrinë pushtuese në jug të Ukrainës dhe përbën një pjesë të “urës tokësore” të Kremlinit drejt Krimesë.
"R150" është quajtur “arteria kryesore logjistike” e Rusisë për ushtrinë pushtuese në jug të Ukrainës dhe përbën një pjesë të “urës tokësore” të Kremlinit drejt Krimesë.
3
Një automjet i djegur plotësisht, me një vrimë të dukshme të shkaktuar nga shpërthimi (lart majtas), ndodhet pranë autostradës në rajonin e Donetskut.
Në fillim të qershorit, autoritetet vendase njoftuan kufizime për qarkullimin e pasagjerëve përgjatë "autostradës R150", duke përfshirë edhe ndalimin e transportit të fëmijëve.
Në fillim të qershorit, autoritetet vendase njoftuan kufizime për qarkullimin e pasagjerëve përgjatë "autostradës R150", duke përfshirë edhe ndalimin e transportit të fëmijëve.
4
Një kamion i shkatërruar përgjatë autostradës që kalon nëpër Donjeckun e kontrolluar nga Rusia, më 19 qershor.
Në javët e fundit, Ukraina është përqendruar në atë që e quan fushata e “goditjeve në thellësi të mesme”, e cila synon logjistikën ruse deri në 200 kilometra larg vijave të frontit.
Në javët e fundit, Ukraina është përqendruar në atë që e quan fushata e “goditjeve në thellësi të mesme”, e cila synon logjistikën ruse deri në 200 kilometra larg vijave të frontit.