Si e pësoi natyra nga ndryshimet klimatike më 2025
- Reuters
Edhe këtë vit bota u përball me zjarre, vërshime, erëra të fuqishme dhe thatësi të mëdha. Pavarësisht paralajmërimeve të shkencëtarëve për ngrohje globale, duket se pak po bëhet në luftimin e këtij fenomeni të rrezikshëm. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
5
Vullnetaret e komunitetit amish, të angazhuara në një qendër bamirësie, me qëllim të ofrimit të ndihmës për rindërtim të shtëpive dhe bizneseve pas uraganit Helena në Karolinën e Veriut. Fotografi e 7 prillit 2025.
6
Një kanal uji i tharë në Tintvistëll të Britanisë në maj të vitit 2025. Periudha të gjata pa reshje rezultuan me ulje të niveleve të ujit në rezervuar.
7
Një burrë duke inspektuar shtëpinë e tij të braktisur, për shkak të përkeqësimit të krizës me ujë në Najaf të Irakut. Fotografi e 28 majit 2025, periudhë kur Iraku e ndalon kultivimin e orizit dhe disa produkteve tjera, për shkak të përkeqësimit të situatës me thatësinë.
8
Paco Amposta, 90-vjeçar, shihet i emocionuar teksa hap derën e një ekskavatori që e ka përdorur për të pastruar zonën rreth shtëpisë së tij, si pasojë e zjarreve pyjore në Katalonjë të Spanjës më 8 korrik 2025. Disa banorë vazhdojnë të përballen me dëmet. Një biolog i ka thënë agjencisë Reuters se çfarë ka ndodhur në atë zonë ka qenë "e tmerrshme".