Ndërlidhjet

Nëntë fëmijë të vrarë nga një minë tokësore në Afganistan


Fotografi ilustruese të trupave talibane duke ruajtur vendin e një shpërthimi, 2023
Fotografi ilustruese të trupave talibane duke ruajtur vendin e një shpërthimi, 2023

Një minë e vjetër tokësore e gjetur nga fëmijët në Afganistanin lindor shpërtheu derisa ata po luanin me të, duke vrarë nëntë prej tyre, tha të hënën një zëdhënës i talebanëve.

Mina, të cilën fëmijët e gjetën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte e dekadave më parë, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talebanëve në Ghazni.

Ai tha se shpërthimi i së dielës vrau pesë djem dhe katër vajza të moshës 5 deri në 10 vjeç.

Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t'i shitur për të mbajtur familjet e tyre.

Shumë vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG