Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë kabinetin e tij të luftës me gjashtë anëtarë, ka thënë një zyrtar izraelit të hënën.
Një vendim i tillë është pritur, pasi largimit të gjeneralit Benny Gantz prej kabinetit.
Netanyahut tani do t’i duhet të konsultohet për luftën në Gazë me një grup të vogël ministrash, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe ministrin për Çështje Strategjike, Ron Dermer, që ka qenë në kabinetin e luftës.
Kryeministri Netanyahu është përballur me kërkesa të shumta të partnerëve nacionalistë-fetarë të koalicionit të tij, përfshirë prej ministrit të Financave, Bezalel Smotric dhe ministrit për Siguri Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, që të përfshihen në kabinetin e luftës, por një hap i tillë është konsideruar si shtysë për rritje të tensioneve me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Kabineti i luftës është formuar pasi Gantz i ishte bashkuar Nentahyahut në Qeverinë e unitetit kombëtar, pas nisjes së luftës në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.
Në të kanë marrë pjesë edhe partnerë të Gantzit, Gadi Eisenkot dhe Aryeh Deri.
Gantz dhe Eisenkot janë larguar prej Qeverisë javën e kaluar, me arsyetimin se Netanyahu ka dështuar që të formojë një strategji për luftën në Gazë.
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit - grupit palestinez të shpallur terrorist prej SHBA-së dhe Bashkimit Evropian - ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
Rrugëtimi mes rrënojash i fëmijëve palestinezë për ujë
1/12Një vajzë palestineze mban shishe plastike për të marrë ujë ndërsa ecën pranë rrënojave të shtëpive që u shkatërruan nga sulmet izraelite, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Han Junis, Rripi i Gazës, 22 maj 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/12Një djalë palestinez tërheq me një karrocë të improvizuar enë të mbushura me ujë mes mungesës së madhe të ujit, Han Junis, 3 qershor 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/12Në lagjet e shkatërruara të Han Junisit banorët thonë se nuk ka më ujë e sistem kanalizimi.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/12Palestinezët e zhvendosur po ikin nga Rafahu pasi forcat izraelite nisën një operacion tokësor dhe ajror në pjesën lindore të qytetit jugor të Gazës.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/12Qindra mijëra palestinezë janë buzë urisë pas nisjes së luftës në Gazë, e nxitur nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/12Një djalë palestinez mbulohet që të mbrohet nga dielli duke përdorur bluzën e tij, ndërsa pret të mbushë ujë në Han Junis, maj 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/12Një burrë palestinez dhe fëmijët shtyjnë një karrocë me enë të mbushura me ujë, në Han Junis, 3 qershor 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/12Një vajzë e vogël mbush një enë me ujë pranë një tende ku është shkruar një mesazh falënderimi për studentët e universiteteve që protestuan në mbështetje të tyre, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe palestinezëve, në Rafah në jug të Rripit të Gazës, 2 maj 2024
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/12Fëmijë palestinezë të zhvendosur shihen duke bartur ujin që e marrin nga një cisternë në kampin Xhabalia, qershor 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/12
Një fëmijë palestinez tërheq një karrocë të improvizuar ku ka vendosur dy shishe me ujë.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/12Palestinezët e zhvendosur, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, kërkojnë ujë në një kamp tendash, mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 12 maj 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/12Një fëmijë palestinez qëndron pranë bidonëve të ujit në qytetin jugor të Gazës, në Rripin e Gazës, 3 qershor 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.
Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.