Netanyahu sugjeron se vrasja e liderit suprem të Iranit "do t’i jepte fund konfliktit"

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke thënë se diçka e tillë “do t’i jepte fund konfliktit” mes dy armiqve të përbetuar.
Në një intervistë 20-minutëshe për rrjetin televiziv amerikan, ABC News, lideri izraelit ka insistuar që operacioni i shtetit të tij kundër Iranit është i justifikueshëm, dhe e ka krahasuar Khamenein me “Hitlerin modern”.
Mirëpo, kur është pyetur për raportimet se presidenti amerikan, Donald Trump e ka kundërshtuar planin e Izraelit për të vrarë liderin suprem, për shkak të shqetësimeve se do të përshkallëzonte konfliktin Iran-Izrael, Netanyahu ka thënë se mendon ndryshe.
“Nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, do t’i japë fund konfliktit”, ka thënë ai.
“Lufta pa mbarim është ajo që e dëshiron Irani dhe ata janë duke na çuar në prag të luftës bërthamore”, ka deklaruar Netanyahu.
“Në fakt, ajo që po bën Izraeli është se po e parandalon këtë, po i jep fund agresionit dhe ne mund ta bëjmë këtë duke iu dalë ballë forcave të armikut”.
Shkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran, përmes fotove
1/20Njerëz duke u evakuuar pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, në Izrael, më 16 qershor 2025.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
2/20Zjarrfikës duke u angazhuar për shuarjen e një zjarri pasi një raketë nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
3/20Sistemi i mbrojtjes ajrore i Izraelit, Kupola e Hekurt, duke shtënë për të penguar raketa gjatë një sulmi iranian mbi Tel Aviv, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
4/20Gjurmët e një rakete shihen mes resh mbi Jerusalem, pas një alarmi për raketa pas lëshimeve nga Irani, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
5/20Njerëz duke u evakuuar pas sulmeve iraniane me raketa në Tel Aviv, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
6/20Një burrë i plagosur duke u ndihmuar në rrugë, pas një shpërthimi në Teheran, mes sulmeve të vazhdueshme izraelite kundër Iranit, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
7/20Një burrë i plagosur duke u ndihmuar që të largohet nga vendi i një shpërthimi në Teheran, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
8/20Një burrë duke bartur një vajzë të plagosur pas një shpërthimi në qendër të Teheranit, mes fushatës së vazhdueshme izraelite të sulmeve kundër Iranit, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
9/20Shpëtimtarë duke punuar në vendin ku një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
10/20Një shpërthim shihet gjatë një sulmi raketor në Tel Aviv, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
11/20Ushtarë izraelitë duke mbërritur në vendin ku goditi një raketë iraniane, në Bnei Brak, afër Tel Avivit, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
12/20Shpëtimarë izraelitë duke evakuuar një grua të plagosur nga një vend i goditur nga një raketë e lëshuar nga Irani, në Haifa, në pjesën veriore të Izraelit, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
13/20Shpëtimtarë duke punuar në vendin ku ra një raketë e lëshuar nga Irani, në Tel Aviv, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
14/20Një burrë duke inspektuar një dyqan të dëmtuar pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
15/20Izraelitë duke u strehuar në një parking automjetesh, gjatë një alarmi për sulm raketor nga Irani, në Tel Aviv, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
16/20Izraelitë duke u strehuar në një bodrum në Jerusalem, mes zhurmës së sirenave pas raketave të lëshuara nga Irani, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
17/20Forcat izraelite duke inspektuar një ndërtesë të shkatërruar, të goditur nga një raketë e lëshuar nga Irani, në Tel Aviv, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
18/20Demonstrues në Teheran, më 14 qershor, duke bartur portrete të komandantëve të lartë iranianë, të vrarë gjatë sulmeve të së premtes nga Izraeli.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
19/20Një burrë duke shikuar flakët që kapluan një rezervuar nafte, pasi ai u duk të jetë sulmuar nga një raketë izraelite, në Teheran, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
20/20Izraelitë duke u strehuar pas një sulmi iranian në Bat Jam, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Previous slide
Next slide
Netanyahu nuk ka dhënë informacione nëse Izraeli e ka në shënjestër ayatollahun, dhe vetëm ka thënë se po bëjnë “atë që duhet të bëhet”.
Kryeministri izraelit e ka përshkruar konfliktin e Izraelit me Iranin si “betejë të civilizimit kundër barbarizmit”.
Sipas tij, amerikanët duhet të jenë thellësisht të shqetësuar nga përpjekjet e Teheranit për të poseduar armë bërthamore, dhe nga kapacitetet në rritje me raketat balistike.
“Sot është Tel Avivi, nesër është Nju Jorku”, ka thënë Netanyahu përgjatë intervistës për ABC News.
Më vonë, ai ka thënë në një konferencë për media se Izraeli është duke ndryshuar “fytyrën e Lindjes së Mesme” me fushatën e tij kundër Iranit.
Ai ka thënë se Izraeli i ka përpara tri synime: eliminimin e programit bërthamor iranian, eliminimin e kapaciteteve për prodhim të raketave balistike dhe eliminimin e boshtit të terrorizmit, duke iu referuar grupeve militante të përkrahura nga iranianët në Lindje të Mesme.
Netanyahu ka pretenduar se perceptimi i iranianëve për qeverinë e tyre ka ndryshuar.
“Ata e kuptojnë se regjimi është më i dobët sesa që kanë menduar”.
Si pasojë e sulmeve izraelite, të nisura më 13 qershor, janë vrarë të paktën 224 persona në Iran, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë, sipas autoriteteve iraniane.
Në anën tjetër, nga kundërsulmet iraniane në Izrael është raportuar për 24 persona të vrarë.