Nga Debëllde në Siri, fshati kosovar që radikalizoi shumë të rinj
Rreth 50 persona qëndruan së bashku në një shtëpi të braktisur në fshatin Debëllde të Vitisë në vitin 2011. Dyshimet e Policisë së Kosovës flasin se për dy javë këta të rinj dëgjuan ligjërata nga imamë të ndryshëm. Të njëjtit më vonë, dyshohet se u janë bashkuar grupeve të ndryshme islamike, ose janë vrarë në Siri dhe Irak. Një pjesë e këtij grupi prej tyre janë arrestuar në Kosovë pasi janë kthyer nga zonat e luftimeve. Disa banorë të këtij fshati kufitar me Maqedoninë thonë se kanë parë grumbullimin e të rinjve për disa ditë me radhë, por nuk e kanë ditur përse ata takoheshin. (Kamera dhe montazhi: Ibrahim Berisha)
Të ndërlidhura
Përmbajtja
-
4 dhjetor 2025Si po përpiqet Moska të krijojë një sistem paralel bankar?
-
2 dhjetor 2025Mungesa e Kuvendit fut institucionet e mbikëqyrjes në krizë
-
1 dhjetor 20251.304 ditë në robërinë ruse
-
28 nëntor 2025Ndryshimet në botë, mundësi për Kosovën
-
27 nëntor 2025Si arriti Kosova buzë kualifikimit në Kupën e Botës 2026
Facebook Forum