Këto pamje pasqyrojnë disa prej ngjarjeve më të mëdha që karakterizuan vitin 2021.
(Përgatiti: Trim Haliti)
17Drita shumëngjyrëshe, duke hijeshuar Stadiumin Olimpik, gjatë ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike "Tokio 2020", në Japoni, më 8 gusht.
18Një fëmijë afgan, duke ecur pranë uniformave ushtarake, teksa bashkë me familjen e tij priste të largohej nga aeroporti i Kabulit, pas kthimit të talibanëve në pushtet, në Afganistan, më 16 gusht.
19Një numër ushtarësh azerbajxhanas, duke mbajtur portretet e ushtarakëve dhe civilëve të vrarë, gjatë Luftës së Dytë të Karabakut, në një marsh përkujtimor në përvjetorin e fillimit të luftës, në qendër të Bakusë, në Azerbajxhan, më 27 shtator.
20Një ushtar amerikan i NATO-s, duke patrulluar afër kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, teksa serbët hiqnin kamionët dhe veturat që i kishin vënë për të bllokuar rrugën kufitare, më 2 tetor.