Ndërlidhjet

Një gjykatë bllokon planet e Bidenit për vaksinime nëpër kompani


Një infermiere duke injektuar një vaksinë kundër koronavirusit.
Një infermiere duke injektuar një vaksinë kundër koronavirusit.

Një Gjykatë e Apelit në Shtetet e Bashkuara, ka bllokuar përkohësisht planet e presidentit amerikan, Joe Biden për vaksinime nëpër biznese.

Nëse shkon përpara, ligji do t’iu kërkonte punëtorëve të kompanive private, me më shumë se 100 punëtorë, që të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, apo të testohen në baza javore.

Mirëpo Gjykata ka thënë se ka hasur në çështje “statusore dhe kushtetuese” në këtë vendim, që pritej të zbatohej nga muaji janar.

Gjykata ka thënë se bllokon mandatin dhe i ka dhënë afat administratës Biden që të përgjigjet deri të hënën, 8 nëntor.

Pesë shtete të udhëhequra nga republikanët, Teksas, Luiziana, Misisipi, Karolina Jugore dhe Utah, bashkë me kompani private dhe grupe fetare, kanë dorëzuar ankesat e tyre kundër planeve për vaksinim.

Ata kanë akuzuar presidentin Biden për tejkalim të autoritetit të tij.

Mesatarisht 1,100 amerikanë, shumica prej tyre të pavaksinuar, janë duke vdekur çdo ditë nga COVID-19 në SHBA.

Virusi ka lënë të vdekur më shumë se 750,000 persona në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG