Pamje e disa shtëpive të shkatërruara, si pasojë e përmbytjeve në Gjermani.
Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në përmbytjet në Gjermani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë .
“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare, si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës, përderisa viktima mban shtetësinë gjermane”, thuhet në deklaratën e MPJD-së.
Gjermania, javën e kaluar, është përfshirë nga përmbytje masive.
Mbi 160 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mbi 150 mbeten të zhdukur.
Shkatërrimet nga përmbytjet në Gjermani
1/10Një banore lokale pastroj shtëpinë e saj në Bad Neuenahr-Ahrveiler, në perëndim të Gjermanisë më 17 korrik, 2021. Shkatërrimet nga përmbytjet në Gjermani dhe pjesë të tjera në perëndim të Evropës janë përshkruar si "katastrofike".
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
2/10Një burrë qëndron pranë një ure të shkatërruar në Bad Neuenahr-Ahrveiler në perëndim të Gjermanisë më 17 korrik. Autoritetet kanë thënë se numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani ka arritur në 156.
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
3/10Punëtorët komunalë heqin rrënojat dhe mbetjet e tjera në rrugët e Euskrishenit, në perëndim të Gjermanisë më 18 korrik. Përmbytjet në Gjermani konsiderohen si fatkeqësia më e keqe natyre që ky shtet ka përjetuar ndonjëherë.
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
4/10Një fushë futbolli e përmbytur në Bad Neuenahr-Ahrveiler të Gjermanisë. 18 korrik, 2021.
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
5/10Vullnetarët në Bad Bodendorf dërgojnë ndihma për personat e prekur nga përmbytjet. Gjermani, 18 korrik, 2021.
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
6/10Disa djem qëndrojnë pranë një shtëpie të dëmtuar në Insul, në perëndim të Gjermanisë. 17 korrik, 2021.
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
7/10Zjarrfikësit heqin ujin nga një parking nëntokësor në Euskrirshen, në perëndim të Gjermanisë më 18 korrik, 2021.
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
8/10Një urë e shkatërruar në Bad Neuenahr-Ahrveiler të Gjermanisë. 18 korrik, 2021.
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
9/10Shkatërrimet nga përmbytjet në Bad Neuenahr-Ahrveiler të Gjermanisë. Përveç Gjermanisë, të prekur nga përmbytjet janë edhe Holanda, Belgjika, Zvicra, Austria dhe Republika Çeke.
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
10/10Pas rënies së nivelit të ujit, autoritet gjermane kanë nisur të pastrojnë rrugët.
Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
Previous slide
Next slide
Dy landet më të prekura nga përmbytjet janë: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi të martën zonat e përmbytura në landin Nordrajn Vesthalen, ku premtoi ndihmë emergjente për njerëzit e prekur.
“Do të bëhen të gjitha përpjekjet që paratë të arrijnë shpejt te njerëzit. Shpresoj që kjo të realizohet brenda ditësh”, tha Merkel.
Kancelarja ka vizituar ditë më parë edhe zonat e prekura në Rajnland Falc.