Katërmbëdhjetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad

Ekipet e shpëtimit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.
Në Novi Sad të Serbisë, 14 persona kanë vdekur pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor, bëri të ditur Zyra e Prokurorit Publik në Novi Sad.
Nga trupat e pajetë që u nxorrën nga rënojat, shtatë prej tyre janë identifikuar. Dy nga viktimat ishin gra dhe pesë burra, tha Prokuroria.
Autoritetet serbe bënë të ditur se në Qendrën Klinike në Vojvodinë gjenden dy gra dhe një burrë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Pasojat e tragjedisë në Novi Sad
1/10Ngjarja ndodhi pasditen e 1 nëntorit në qytetin e dytë më të madh të Serbisë.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
2/10Dhjetëra punonjës të emergjencës, me vinça dhe ekskavatorë, u angazhuan në operacione të kërkim-shpëtimit.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
3/10Së paku tre persona të plagosur raportohet se janë në gjendje të rëndë. "Një djalë 18 vjeç dhe dy vajza 21 dhe 23 vjeçe janë plagosur rëndë dhe jeta e tyre është në rrezik", tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në Novi Sad, Zoran Krul.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
4/10Deri në orët e mbrëmjes më 1 nëntor u identifikuan 7 persona të vdekur - më i riu prej tyre i lindur në vitin 2004 dhe më i vjetri i lindur më 1979.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
5/10Hekurudhat e Serbisë thanë përmes një deklarate se pjesa e çatisë që u shemb, nuk ishte pjesë e rinovimit.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
6/10Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, u zotua se autoritetet do ta hetojnë shkakun e aksidentit. “Ne do të këmbëngulim derisa t'i gjejmë përgjegjësit, ata që duhej të garantonin për sigurinë e strukturës”, tha ai, duke shtuar se është “thellësisht i tronditur nga tragjedia”.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
7/10Me vendim të Qeverisë, 2 nëntori u shpall ditë zie në Serbi.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
8/10Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka kërkuar nga Prokuroria e Lartë në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë që personat përgjegjës për atë që ka ndodhur, të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
9/10Kërkim-shpëtimi po vazhdonte edhe në orët e mbrëmjes, pasi autoritetet thanë se nuk janë të sigurta nëse nën rrënoja nuk ka më njerëz.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
10/10Qytetarët e Novi Sadit ndezën qirinj pranë vendit ku ndodhi tragjedia.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide
Më herët, drejtuesja e kësaj qendre, Vesna Turkollova, tha se tre pacientë janë në gjendje të rëndë.
Ekipet e shpëtimit ende po vazhdojnë operacionet në stacionin hekurudhor në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh në Serbi.
Për shkak të ngjarjes në Novi Sad, 2 nëntori është shpallur ditë zie në Serbi, njoftoi Qeveria serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se personat përgjegjës për këtë ngjarje do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë.
"Unë po ashtu po kërkoj prërgjegjësi politike, kur e përmenda Qeverinë e Serbisë", tha ai.
Vuçiq shtoi se personat që kanë për detyrë infrastrukturën hekurudhore, infrastrukturën e trafikut dhe ata për sigurinë, janë përgjegjës, duke shtuar se dikush duhet të shpjegojë se pse kjo strehë betoni nuk ishte pjesë e rikonstruktimit, kur i gjithë stacioni hekurudhor u rindërtua.
Më herët gjatë ditës, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.
“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.
Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.
Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiq, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriq.
Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.
Siç u tha në njoftimin e kësaj kompanie, në kuadër të rikonstruksionit është punuar në pjesën e brendshme e stacionit, çatisë dhe fasadës sipër dhe poshtë strehës.
Kontraktori për rikonstruktimin ishte konsorciumi kinez CRIC&CCCC (China Railway International Co.Ltd) dhe China Communications Construction Company Ltd.