Sulmi vdekjeprurës në shkollën e Beogradit
Tetë nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë. Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe aktualisht ndodhen në trajtim mjekësor.
![Njerëzit duke qarë pasi tetë nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë. Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (13), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, njoftoi policia, por pa dhënë detaje për motivin e sulmit. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-0335-08db4bbf319a_w1024_q10_s.jpg)
1
Njerëzit duke qarë pasi tetë nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë.
Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (13), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, njoftoi policia, por pa dhënë detaje për motivin e sulmit.
Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (13), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, njoftoi policia, por pa dhënë detaje për motivin e sulmit.
![Të gjitha rrugët përreth shkollës, që ndodhet në qendër të Beogradit, janë të bllokuara, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-cfaa-08db4bbf65ef_w1024_q10_s.jpg)
2
Të gjitha rrugët përreth shkollës, që ndodhet në qendër të Beogradit, janë të bllokuara, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
![Një prind shoqëron fëmijën e saj pas të shtënave në shkollë në Beograd më 3 maj 2023.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-1e0e-08db4bbfa28d_w1024_q10_s.jpg)
3
Një prind shoqëron fëmijën e saj pas të shtënave në shkollë në Beograd më 3 maj 2023.
![Ambulancat dhe oficerët e policisë në vendin e ngjarjes pas të shtënave në shkollë, në kryeqytetin Beograd më 3 maj 2023. ](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-f2e8-08db4bbfae1e_w1024_q10_s.jpg)
4
Ambulancat dhe oficerët e policisë në vendin e ngjarjes pas të shtënave në shkollë, në kryeqytetin Beograd më 3 maj 2023.