Në oborr prehet i biri i saj: Ukrainasja ngulmon ta rindërtojë jetën
Kur Iryna u kthye në fshatin e saj, në lindje të Ukrainës, pas pushimit rus, ajo e gjeti të dëmtuar shtëpinë shumëngjyrëshe të familjes së saj. Nën rrënojat e shtëpisë së fqinjëve të saj, ajo gjeti kufomën e të birit. Pavarësisht vështirësive të mëdha, Iryna dhe bashkëshorti i saj janë të vendosur ta rindërtojnë jetën e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
![Iryna, 60 vjeçe, shikon varrin e të birit, Romanit, i cili ndodhet në oborrin e shtëpisë së saj, në fshatin Dovhenke, në Ukrainën lindore. Djali i saj ishte 39-vjeçar kur u vra nga bombardimet ruse.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-2cc8-08dbade01ae0_w1024_q10_s.jpg)
1
Iryna, 60 vjeçe, shikon varrin e të birit, Romanit, i cili ndodhet në oborrin e shtëpisë së saj, në fshatin Dovhenke, në Ukrainën lindore. Djali i saj ishte 39-vjeçar kur u vra nga bombardimet ruse.
![Pas pushtimit rus, Iryna dhe bashkëshorti i saj ikën nga shtëpia e tyre në prillin e vitit 2022, për të jetuar bashkë me njërin prej bijve të tyre, në qytetin e Zhitomirit. Pas kthimit të tyre, ata gjetën shtëpinë e tyre të dëmtuar nga bombardimet. Ata gjetën kufomën e djalit të tyre të zhdukur nën rrënojat e shtëpisë së fqinjëve të tyre.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-973c-08dbade1aa31_cx0_cy5_cw0_w1024_q10_r1_s.jpg)
2
Pas pushtimit rus, Iryna dhe bashkëshorti i saj ikën nga shtëpia e tyre në prillin e vitit 2022, për të jetuar bashkë me njërin prej bijve të tyre, në qytetin e Zhitomirit. Pas kthimit të tyre, ata gjetën shtëpinë e tyre të dëmtuar nga bombardimet. Ata gjetën kufomën e djalit të tyre të zhdukur nën rrënojat e shtëpisë së fqinjëve të tyre.
![Iryna dhe bashkëshorti i saj bënë përpjekje të jetonin në bodrumin e shtëpisë së tyre të dëmtuar, por muajt e dimrit rezultuan shumë të ashpër për t’u përballuar.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-76f9-08dbade016dd_cx0_cy10_cw0_w1024_q10_r1_s.jpg)
3
Iryna dhe bashkëshorti i saj bënë përpjekje të jetonin në bodrumin e shtëpisë së tyre të dëmtuar, por muajt e dimrit rezultuan shumë të ashpër për t’u përballuar.
![Kur çifti u kthye në pranverën e këtij viti, ai gjeti kurthe të lidhura me tri granata. Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur Irynan dhe bashkëshortin e saj që ta rimbjellin oborrin e tyre, ta lyejnë sërish fasadën e dëmtuar dhe ta rindërtojnë shtëpinë e tyre familjare, ku ata i kanë rritur djemtë e tyre.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-d570-08dbaddfde64_cx0_cy10_cw0_w1024_q10_r1_s.jpg)
4
Kur çifti u kthye në pranverën e këtij viti, ai gjeti kurthe të lidhura me tri granata. Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur Irynan dhe bashkëshortin e saj që ta rimbjellin oborrin e tyre, ta lyejnë sërish fasadën e dëmtuar dhe ta rindërtojnë shtëpinë e tyre familjare, ku ata i kanë rritur djemtë e tyre.