Ndërlidhjet

OBSH-ja shpall linë e majmunëve emergjencë globale


Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën. Ai erdhi në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin.

Më shumë se 16.000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ka pesë vdekje deri më tani, shtoi ai.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore - pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.

Tedros tha se komiteti i urgjencës nuk ishte në gjendje të arrinte një konsensus nëse shpërthimi i lisë së majmunëve duhet të klasifikohej si një emergjencë shëndetësore globale.

Megjithatë, ai tha se shpërthimi ishte përhapur me shpejtësi në mbarë botën dhe se ishte me të vërtetë një shqetësim ndërkombëtar.

“Vlerësimi i OBSH-së është se rreziku i lisë së majmunëve është në nivel mesatar globalisht dhe në të gjitha rajonet, me përjashtim të rajonit evropian, ku ne e vlerësojmë rrezikun si të lartë”, shtoi ai.

Pse lia e majmunëve nuk është si COVID-19?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:10:41 0:00

Lia e majmunëve është një virus që shkakton temperaturë, skuqje në lëkurë dhe puçrra.

Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë - me vdekshmëri deri në 10 për qind - dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve.

Ai është zbuluar për herë të parë te majmunët në vitin 1958, prej nga ka edhe emrin. Megjithatë, brejtësit shihen tani si burimi kryesor midis kafshëve.

XS
SM
MD
LG