OBSH: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300 vdekje shtesë në Evropë

Varshavë, Poloni, 28 qershor 2026.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se temperaturat ekstreme mund të jenë përgjegjëse për qindra vdekje shtesë në Evropë.
“Mbi 1.300 vdekje shtesë janë regjistruar që nga 21 qershori dhe lidhen me temperaturat e larta në Evropë”, shkroi Tedros në rrjetin X.
“Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me ritëm dy herë më të lartë se mesatarja globale. Aktualisht, 150 milionë njerëz jetojnë nën ndikimin e vapës ekstreme - qindra kanë humbur jetën, shkollat janë mbyllur dhe rrjetet energjetike po mbingarkohen”, shtoi ai.
Gjatë fundjavës së shkuar, në disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Çekinë, janë thyer rekordet e temperaturave, duke arritur ose tejkaluar 40 gradë Celsius.
Autoritetet çeke u bënë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetin fizik dhe lëshuan paralajmërime për smog në pjesën qendrore dhe veriore të vendit, për shkak të niveleve të larta të ozonit pranë sipërfaqes së tokës, të shkaktuara nga vapa.
Në Gjermani u reduktuan udhëtimet me tren në një linjë kryesore në landin perëndimor, Nordrhajn-Vestfalenit, ndërsa në qytetin lindor të Lajpcigut u pezullua qarkullimi i tramvajeve.
Policia e Berlinit përdori topa uji për t’i ndihmuar banorët e kryeqytetit të freskoheshin.
Sipas mediave lokale, shumë njerëz qëndruan brenda në shtëpi dhe shmangën daljet jashtë deri pas perëndimit të diellit.
Kompania franceze e shpërndarjes së energjisë, Enedis, njoftoi të dielën pasdite se rreth 36.000 familje në veri dhe në qendër të Francës kanë mbetur pa energji elektrike.
Qeveria e Hungarisë tha se centrali bërthamor Paks në këtë vend, ka ulur prodhimin të dielën, për shkak të temperaturës së lartë të lumit Danub - uji i të cilit përdoret për ftohje.
Valë e të nxehtit ekstrem mbërthen qytetet e Evropës
1/10Një grua mbrohet nga dielli me një shall të gjatë në Nantes të Francës, më 23 qershor 2026.
Më shumë se gjysma e Francës më 23 qershor ishte nën alarm të kuq meteorologjik për shkak të temperaturave ekstreme. Meteorologët i vlerësojnë këto temperatura ekstreme si ngjarje të paprecedentë.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
2/10Një grua me çadër dielli ec mbi Urën e Mijëvjeçarit në Londër, më 23 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
3/10Një burrë freskohet me një freskuese të vogël teksa temperaturat vazhdojnë të rriten në Spanjë, në Barcelonë, më 21 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
4/10Një kalimtar në Madrid freskohet në një shatërvan të qytetit, Spanjë, më 20 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
5/10Plazhet në Barcelonë janë të mbushura me njerëz gjatë valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Spanjës, më 21 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
6/10Një grua mban një freskuese elektrike në Paris, më 23 qershor 2026.
Studiuesit, duke analizuar të dhënat klimatike nga viti 1950 deri në vitin 2024, kanë konstatuar se temperaturat kanë filluar të rriten ndjeshëm që nga viti 1970, ndërsa episodet e stresit nga nxehtësia janë bërë më intensive gjatë netëve më të nxehta, sipas një studimi të Qendrës Evropiane për Parashikime Afatmesme të Motit.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
7/10Njerëzit freskohen në një shatërvan në Sheshin Trafalgar në kryeqytetin britanik, Londër, 23 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
8/10Si përgjigje ndaj valës historike të të nxehtit në Francë, në Paris janë mbyllur Kulla Eifel dhe Luvri, ndërsa njerëzit freskohen në shatërvan në Paris, më 22 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
9/10Shatërvani i Trocaderos pranë Kullës Eifel në Paris, më 22 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
10/10Njerëzit mbrohen nga dielli me kapele dhe mbajnë shishe me ujë gjatë valës së të nxehtit në Britani, Londër, 23 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Previous slide
Next slide
Tedros tha se stresi nga nxehtësia, shpesh quhet “vrasës i heshtur”, duke shtuar se shtëpitë, vendet e punës dhe shkollat në Evropë nuk janë ndërtuar për të përballuar temperatura të tilla.
“I nxitur nga ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale, fenomeni i valëve të të nxehtit që dikur ndodhte një herë në një brez, tani po përsëritet pothuajse çdo vit”, tha ai.
Agjencia e lajmeve, Reuters, citoi disa shkencëtarë të kenë thënë se vala e të nxehtit, e cila nisi më 20 qershor, ka qenë më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë.