Ndërlidhjet

Guterres bën thirrje që bota të ndihmojë Pakistanin


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Fotografi nga arkivi.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Fotografi nga arkivi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta ndihmojë Pakistanin, i cili po përballet me vërshime masive që kanë lënë të vdekur më shumë se 1.000 persona.

Si pasojë e vërshimeve, rreth një e treta e Pakistanit është nën ujë.

“Kam arritur në Pakistan për të shprehur solidaritetin tim të thellë me popullin pakistanez pas vërshimeve shkatërruese”, shkroi Guterres në një postim në Twitter më 9 shtator.

Guterres do të zhvillojë një vizitë dyditore në Pakistan.

“Bëj thirrje për mbështetje masive nga komuniteti ndërkombëtar, teksa Pakistani po përballet me këtë katastrofë klimatike”, tha Guterres.

Vërshimet, të shkaktuara nga reshjet masive të shiut përgjatë dy muajve, kanë lënë të vdekur të paktën 1.391 persona dhe kanë prekur 33 milionë banorë.

Guterres pritet të takohet me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif, para se të vizitojë provincën Sind, zonën më të prekur nga vërshimet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve për shkak se sistemi shëndetësor i Pakistanit është goditur nga vërshimet.

Javën e kaluar, OKB-ja lëshoi një apel urgjent për të mbledhur 161 milionë dollarë për të ndihmuar Pakistanin që të përballet me këtë katastrofë.

Ministria e Financave të Pakistanit ka vlerësuar dëmi i shkaktuar nga vërshimet në ekonomi, deri më tani ka arritur në të pakën 12 miliardë dollarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG