OKB thotë se palestinezët po kthehen në veri të Gazës

Palestinezët duke u larguar nga veriu për në jug të Rripit të Gazës.
Një zëdhënëse e Zyrës për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara tha se ka sinjale të reja që disa palestinezë, që fillimisht ishin zhvendosur në jug pas urdhrit izraelit për evakuim, po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi Izraeli po kryen sulme ajrore edhe në jug të Rripit të Gazës.
“Ne mbesim shumë të shqetësuar që sulmet e ashpra ajrore të forcave izraelite në mbarë Gazën, përfshirë në jug”, tha për gazetarët Ravina Shamdasani.
“Sulmet, të kombinuara me kushtet e rënda të jetesës në jug, duket se kanë shtyrë disa që të kthehen në veri, pavarësisht se në atë zonë po vazhdojnë bombardimet e ashpra”.
Palestinezët ikin nga shtëpitë pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite
1/14Palestinezët duke mbajtur disa gjëra në duar shihen duke u larguar drejt zonave më të sigurta në qytetin e Gazës pas sulmeve ajrore izraelite, më 13 tetor 2023.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/14Izraeli ka bërë thirrje për zhvendosjen e menjëhershme të 1.1 milion njerëzve në Gaza brenda 24 orëve mes bombardimeve masive të saj si përgjigje ndaj sulmeve të paprecedent të militantëve të Hamasit, me gjithë paralajmërimin e Kombeve të Bashkuara për pasoja "shkatërruese".
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/14Gra palestineze me fëmijë e të ngarkuara me gjësende teksa ikin nga zona si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, më 13 tetor 2023.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/14Izraeli ka disa ditë që po e përgatit një ofensivë tokësore, pasi ka mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin me Gazën.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/14Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, tha se “është e pamundur që një zhvendosje e tillë të bëhet pa pasoja të tmerrshme humanitare”.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/14Ky evakuim është për sigurinë tuaj”, tha ushtria e Izraelit, duke i paralajmëruar civilët e Qytetit të Gazës, të premten në mëngjes.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/14OKB-ja tha se e mori një udhëzim të ndarë nga Ushtria e Izraelit pak para mesnatës të enjten, sipas të cilit 1.1 milion civilët që jetojnë në veri të Gazës kanë 24 orë kohë për t’u zhvendosur në jug të vendit.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/14“Ky është kaos, askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha Inas Hamdan, një zyrtare e OKB-së për agjencinë e refugjatëve palestinezë në Qytetin Gaza duke shtuar se i gjithë stafi i OKB-së dhe Gaza veriore janë urdhëruar të zhvendosen në jug të qytetit Rafah.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/14Nebal Farsakh, zëdhënëse e Kryqit të Kuq palestinez në Qytetin Gaza, tha se nuk ka shanse që më shumë se një milion njerëz të zhvendosen në mënyrë të sigurt për kohë kaq të shkurtër
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/14“Harrojeni ushqimin, harrojeni rrymën dhe karburantin. Shqetësimi i vetëm tani është nëse ia del, nëse do të jetosh”, tha Farsakh, duke shpërthyer në lot.
“Çfarë do të ndodhë me pacientët tanë? Kemi të plagosur, kemi të moshuar dhe fëmijë të cilët janë në spital”, pyeti ajo.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/14Një fëmijë me dy qese në duar shikon prapa teksa ecë në një rrugë.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/14Agjencitë humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po përballet me gjendje të jashtëzakonshme, pasi ushqimi dhe uji po mbarojnë dhe më shumë se 50.000 gra shtatzëna nuk kanë qasje në shërbime themelore.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/14Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse, sipas zyrtarëve palestinezë.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Shamdasani tha se Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka dëgjuar informacione se njerëzit po presin që të kthehen në veri, përfshirë edhe dëshminë e një palestinezi që ka thënë se “më mirë të vdes në shtëpinë time”.
Pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, autoritetet izraelite rrethuan Gazën dhe urdhëruan banorët në veri të territorit të zhvendoseshin në jug.
Pas urdhrit për evakuim, mbi 1 milion palestinezë janë zhvendosur në jug të Rripit të Gazës, por edhe në këtë zonë është raportuar për sulme të vazhdueshme ajrore izraelite.
Izraeli është zotuar se do të kryejë pushtim tokësor të Gazës për të zhdukur militantët palestinezë të Hamasit.