Partitë opozitare kanë kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Duke e quajtur njëmarrëveshje të dëmshme, ata thonë se me ketë marrëveshje, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti po e njeh legjitimitetin e institucioneve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje më 30 shtator, e cila ndali tensionet trembëdhjetë ditëshe në dy pika kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë e Bërnjak.
Të hënën, më 4 tetor ka filluar vendosja e letrave ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e automjeteve që kalojnë në territorin e Kosovës dhe Serbisë. Ngasësit e automjeteve po pajisen me këto letra ngjitëse gjatë kalimit të kufirit.
Targat me letra ngjitëse
1/8Një veturë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, në pjesën e Serbisë, e pajisur me letër ngjitëse. 4 tetor 2021.
Më 4 tetor, automjeteve me targa të Kosovës dhe ato të Serbisë po u vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore. Letrat ngjitëse janë pjesë e marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat më 20 shtator. Marrëveshja e arritur në Bruksel ka vlefshmëri gjashtë muaj, pasi një Grup Punues do të mëtojë që ta zgjidhë çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
2/8Në pjesën e Serbisë, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, në mëngjesin e 4 tetorit, u panë radhë të veturave që prisnin të hynin në Kosovë.
Më 4 tetor, automjeteve me targa të Kosovës dhe ato të Serbisë po u vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore. Letrat ngjitëse janë pjesë e marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat më 20 shtator. Marrëveshja e arritur në Bruksel ka vlefshmëri gjashtë muaj, pasi një Grup Punues do të mëtojë që ta zgjidhë çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
3/8Një kamion që ka hyrë nga Serbia në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Merdare, është pajisur me letër ngjitëse, që u vendoset automjeteve në pjesën ku janë simbolet shtetërore.
Më 4 tetor, automjeteve me targa të Kosovës dhe ato të Serbisë po u vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore. Letrat ngjitëse janë pjesë e marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat më 20 shtator. Marrëveshja e arritur në Bruksel ka vlefshmëri gjashtë muaj, pasi një Grup Punues do të mëtojë që ta zgjidhë çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
4/8Autoritetet e Kosovës në Merdare duke mbuluar me letër ngjitëse simbolet e një automjeti me targa të Serbisë. 4 tetor 2021.
Më 4 tetor, automjeteve me targa të Kosovës dhe ato të Serbisë po u vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore. Letrat ngjitëse janë pjesë e marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat më 20 shtator. Marrëveshja e arritur në Bruksel ka vlefshmëri gjashtë muaj, pasi një Grup Punues do të mëtojë që ta zgjidhë çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
5/8Një automjet me targa nga Serbia u pajis me letër ngjitëse gjatë hyrjes në Kosovë në pikëkalimin kufitar në Merdare. Marrëveshja për letrat ngjitëse do të aplikohet për gjashtë muaj dhe më pas një Grup Punues nga Kosova dhe Serbia do të punojë në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje.
Më 4 tetor, automjeteve me targa të Kosovës dhe ato të Serbisë po u vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore. Letrat ngjitëse janë pjesë e marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat më 20 shtator. Marrëveshja e arritur në Bruksel ka vlefshmëri gjashtë muaj, pasi një Grup Punues do të mëtojë që ta zgjidhë çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
6/8Policia e Kosovës tha se marrëveshja për targat po zbatohet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës. Në mëngjesin e 4 tetorit, në pikën kufitare në Jarinjë, të gjitha automjetet që hynin dhe dilnin nga Kosova pajiseshin me letra ngjitëse.
Më 4 tetor, automjeteve me targa të Kosovës dhe ato të Serbisë po u vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore. Letrat ngjitëse janë pjesë e marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat më 20 shtator. Marrëveshja e arritur në Bruksel ka vlefshmëri gjashtë muaj, pasi një Grup Punues do të mëtojë që ta zgjidhë çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
7/8Një automjet me letër ngjitëse në Jarinjë më 4 tetor. Rrugët që çonin në Jarinjë dhe Bërnjak ishin të bllokuara nga 20 shtatori deri më 4 tetor, pasi serbët kundërshtuan vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të gjitha veturat me targa serbe të pajiseshin me targa të përkohshme prej letre.
Më 4 tetor, automjeteve me targa të Kosovës dhe ato të Serbisë po u vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore. Letrat ngjitëse janë pjesë e marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat më 20 shtator. Marrëveshja e arritur në Bruksel ka vlefshmëri gjashtë muaj, pasi një Grup Punues do të mëtojë që ta zgjidhë çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
8/8Marrëveshja për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel më 30 shtator, përveç letrave ngjitëse, parasheh edhe vendosjen e misionit të KFOR-it në Jarinjë dhe Bërnjak. Pjesëtarët e KFOR-it do të qëndrojnë dy javë në këto dy pikëkalime.
Më 4 tetor, automjeteve me targa të Kosovës dhe ato të Serbisë po u vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore. Letrat ngjitëse janë pjesë e marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat më 20 shtator. Marrëveshja e arritur në Bruksel ka vlefshmëri gjashtë muaj, pasi një Grup Punues do të mëtojë që ta zgjidhë çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
Previous slide
Next slide
Kjo pikë e marrëveshjes është kundërshtuar nga partitë opozitare në Kosovë, në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se Qeveria e Kosovës bëri një marrëveshje të dëmshëm, marrëveshje kjo e cila sipas tij, legalizoi targat me akronimet e qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Ministria e Brendshme e Serbisë.
“Ky është dëmi më i madh që i keni bërë Kosovës. Për dy dekada nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme sesa kjo që sot e kemi. Për dy dekada Serbia ka lëshuar targa që nuk janë njohur nga qeveria jonë. Dhe ajo arriti që me këtë marrëveshje t’i legalizonte targat ‘KM’, ‘PR’, ‘PZ’ e të tjera që i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Tahiri ka kërkuar nga Qeveria Kurti që ta ndalë, atë që ai e cilësoi si hov të dëmshëm, dhe që sipas Tahirit është duke e dëmtuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se Qeveria e Kosovës me marrëveshjen e arritur në Bruksel, ka legalizuar autoritetin e Serbisë në territorin e Kosovës.
Ai tha se këto targa që lëshohen nga autoritetet serbe njihen si targa të Serbisë për territorin e Kosovës.
“Ajo që po shohim ne sot kemi një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për tërheqjen e forca policore të Kosovës nga veriu. Pse duhet qeveria të bëjë marrëveshje për t’u tërhequr nga pjesë e territorit të vetë”, tha Gashi gjatë seancës plenare.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe shef i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, i ka quajtur të pavërteta dhe tendencioze deklaratat e shefave të grupeve parlamentare të dy partive opozitare, PDK dhe LDK.
“Marrëveshja u cilësua nga ju edhe si më e dëmshme se Zajendica (v.j. Asociacioni i komunave me shumicë serbe), më e dëmshme se Marrëveshja për energjinë e Marrëveshja për drejtësinë, më e dëmshme se bisedimet për ndarjen e Kosovës. Por, e vërteta është se kjo marrëveshje është krejt ndryshe nga ato paraprake. Ata të cilët marrëveshjet paraprake i shohin si të mira, nuk kanë si ta shohin këtë marrëveshje si jo të keqe. Ata të cilët marrëveshjet paraprake i shohin të këqija, nuk kanë si ta shohin këtë marrëveshje si të mirë”, tha Bislimi.
Bislimi po ashtu iu është përgjigjur deputetëve të opozitës duke thënë se janë të pavërteta akuzat që po i bëhen qeverisë lidhur me marrëveshjen për targat.
“Folësi i parë tha se për dy dekada Serbia ka lëshuar targa ilegale dhe nuk janë pranuar kurrë nga Kosova. Kjo është gjysmë e vërtetë. E vërteta është se për dy dekada kanë lëshuar targa ilegale, por e pavërtetat është që nuk janë pranuar nga Kosova . Ato janë toleruar dhe janë pranuar”, tha Bislimi.
Sipas tij, marrëveshja e 27 tetor të vitit 2015, e arritur në kohën e qeverisës së Isa Mustafa, në pikën e 4 që ka të bëjë për çështjen e letrave ngjitëse, thuhet se kjo nuk do të aplikohet për qytetarët e Kosovës që mbajnë targa të Serbisë me denoninime regjionale të Kosovës.
Kjo sipas Bislimi do të thotë se marrëveshja për targat ‘KM’ i ka trajtuar si targa të Kosovës.Në njëintervistë për REL-in, Bislimi ka thënë se targat me akronimet e qyteteve të Kosovës, siç janë ‘KM’, ‘PZ’ dhe ‘PR’, që lëshohen nga Ministria e Brendshme e Serbisë, nuk do të ekzistojnë pas 21 prillit 2022.
Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, e cila obligonte të gjithë shoferët e automjeteve me targa të Serbisë t’i hiqnin ato dhe t’i zëvendësonin me targa të përkohshme prej letre.
Kjo nxiti pakënaqësinë e serbëve lokalë në veri të Kosovës, të cilët nga 20 shtatori deri më 2 tetor, bllokuan rrugët që çonin në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Por, me marrëveshjen e arritur në Bruksel, përveç letrave ngjitëse, që mbulojnë simbolet shtetërore në targat e Kosovës dhe Serbisë, palët u pajtuan që të hiqen barrikadat e vendosura në Jarinjë e Bërnjak si dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Në këto dy pikëkalime, për dy javë do të qëndrojnë pjesëtarët e misionit të KFOR-it.