Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët
Besimtarët ortodoksë në botë, përfshirë në Kosovë, po kremtojnë Pashkët, festën më të rëndësishme të krishterimit ortodoks. Në këtë ditë, ata kremtojnë ringjalljen e Krishtit. Të krishterët ortodoksë ndjekin kalendarin julian për shënimin e Pashkëve, duke bërë që festa sivjet të festohet më 12 prill, ndërsa shumica e kishave perëndimore e kanë shënuar atë më 5 prill.
1
Besimtarët ortodoksë ndezin qirinj teksa marrin pjesë në meshën e mesnatës në manastirin e Graçanicës, afër Prishtinës më 12 prill.
2
Besimtarët ortodoksë duke marrë pjesë në ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit më 11 prill.
3
Patriarku rus, Kirill, udhëheq shërbesën për Pashkët ortodokse në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë të Rusisë.
4
Mesha e mesnatës në Kishën e Shën Klementit të Ohrit në Shkup të Maqedonisë së Veriut.