Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët
Besimtarët ortodoksë në botë, përfshirë në Kosovë, po kremtojnë Pashkët, festën më të rëndësishme të krishterimit ortodoks. Në këtë ditë, ata kremtojnë ringjalljen e Krishtit. Të krishterët ortodoksë ndjekin kalendarin julian për shënimin e Pashkëve, duke bërë që festa sivjet të festohet më 12 prill, ndërsa shumica e kishave perëndimore e kanë shënuar atë më 5 prill.
9
Katedralja e Shën Aleksander Neveskyt në Sofje të Bullgarisë, e fotografuar në orët e para të 12 prillit.
10
Një besimtare ndez qirinj në Kishën Ortodokse Greke të Shën Gjorgjit në Kajromë 10 prill gjatë të Premtes së Shenjtë.
11
Besimtarët ortodoksë etiopianë ndezin qirinj gjatë ceremonisë së Zjarrit të Shenjtë, në seksionin etiopian të Kishës së Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.
12
Një besimtare ndez qirinj në Katedralen e Shën Mikelit në Kiev të Ukrainës.