Ndërlidhjet

SHSKUK: Mbi 80 pacientë me COVID-19 duke u trajtuar në spitale


Një pacient me COVID-19 gjatë trajtimit në spitalin rajonal të Pejës. Fotografi nga arkivi.
Një pacient me COVID-19 gjatë trajtimit në spitalin rajonal të Pejës. Fotografi nga arkivi.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të shtunën (07 gusht ) se, 83 pacientë të diagnostikuar me COVID-19 po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme rajonale.

"114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 83 të konfirmuar COVID-19, 75 me trajtim në oksigjeno-terapi", thuhet në njoftim.

Gjatë periudhës së fundit në Kosovë janë rritur rastet e reja me koronavirusin e ri. Të premten Kosova regjistroi 271 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), edhe të shtunën, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19”, thuhet në një postim të IKSHPK-së në rrjetin social Facebook.

Në Kosovë, qytetarët mund të zgjedhin nëse duan të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca apo Pfizer.

Qeveria e Kosovës mëton që deri në fund të këtij viti të imunizojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.

XS
SM
MD
LG