Ndërlidhjet

Në mungesë të pajisjeve, stafi mjekësor më i rrezikuari nga koronavirusi


Stafi mjekësor në tendën e vendosur në QKUK, duke kontrolluar një person të dyshuar me koronavirus. Foto nga arkivi.
Stafi mjekësor në tendën e vendosur në QKUK, duke kontrolluar një person të dyshuar me koronavirus. Foto nga arkivi.

Stafi mjekësor, jo vetëm ai në Klinikën Infektive ku trajtohen rastet me koronavirusin e ri, por edhe ai në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, konsiderohet se i nënshtrohet rrezikut më të madh për infeksion me COVID-19.

Për shkak të kontakteve me persona të infektuar me koronavirus, stafi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, ai i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë si dhe ai i laboratorit të Biokimisë në Prishtinë, janë detyruar të vetizolohen deri në kryerjen e testeve dhe daljen e rezultateve laboratorike.

Shemsi Veseli, drejtor në Klinikën e Biokimisë, i tha Radios Evropa e Lirë se ai dhe disa mjekë të pranishëm kanë pasur një kontakt me një person të infektuar me koronavirus, andaj janë detyruar të vetizolohen, pavarësisht faktit se nuk kanë shfaqur shenja klinike.

Ai thotë se ka kërkuar që atij dhe stafit të pranishëm që kanë pasur kontakt me personin e infektuar, t’u bëhen testet apo analizat për të vërtetuar nëse kanë marrë apo jo infeksion. Por, deri më tani atyre nuk u janë marrë mostrat.

“Mendoj se kur vetëm fillojnë shenjat klinike është vonë. Pajtohem që shkalla e rrezikshmërisë dhe ndjeshmërisë në këtë rast është më e madhe në laboratorin e Mikrobiologjisë në Klinikën e Infektivës te kolegët që janë në terren për vizita dhe për marrjen e mostrave të të infektuarve apo të izoluarve, por pas tyre vijmë ne gjithsesi si personel i rrezikuar”, thotë Veseli.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, zëdhënësi Faik Hoti, thotë se testimet bëhen bazuar në hulumtimin epidemiologjik.

“Testimet bëhen nëse ka kontakte, histori udhëtimi, shenja, kontakt me persona të konfirmuar pozitiv. Prioritet janë rastet e kontakteve të personave që kanë rezultuar pozitiv dhe atyre që manifestojnë shenja”, thotë ai.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në vazhdimësi kanë deklaruar se kanë teste të mjaftueshme për qytetarët, kurse të shtunln kanë pranuar edhe 7,000 teste të reja për të vërtetuar infeksionet me koronavirus.

Nga stafi mjekësor në Kosovë, deri më tani, një infermiere në Klinikën Infektive është raportuar se është infektuar me koronavirus kurse nga qendrat e mjekësisë familjare dy infermierë dhe një mjek në Gjakovë.

Maska për burgjet e Kosovës
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Nisur nga rreziku i përhapjes së koronavirusit apo infeksionit me COVID-19, personali mjekësor në Kosovë insiston që të furnizohet me pajisje që i mbrojnë ata nga infeksionet.

Në laboratorët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, stafi mjekësor aty, thotë se janë të pajisur me maska e dorëza të thjeshta rutinore, që përdoren zakonisht dhe jo në raste të pandemive.

Në këtë klinikë kryhen analizat e gjakut për pacientët.

Shemsi Veseli, drejtor në Klinikën e Biokimisë, thotë se ka disa ditë që nuk janë furnizuar nëpër laboratorë me veshje për një përdorim, për shkak të mungesës së materialit.

“Me theks të veçantë po mendoj për kolegët që punojnë në laboratorin e Qendrës Emergjente si dhe mjekët kujdestarë që janë të angazhuar aty, e që në kujdestari janë zakonisht 3 deri në 4 mjekë specialistë, derisa gjatë ditës deri në 6 mjekë specialistë”, thotë Veseli.

“Pasi kemi bërë kërkesë na është thënë nga Barnatorja Qendrore se për mantele për një përdorim, ato që edhe i kemi kërkuar, nuk jeni në listë, ndërsa për dorëza dhe maska të zakonshme nuk ka pasur telashe”, theksoi ai.

Informacioni për koronavirusin mposht panikun
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:08:41 0:00

Testet e të infektuarve potencial me koronavirus bëhen vetëm në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, derisa në Klinikën e Biokimisë kryhen ato të natyrës imunologjike, biokimike dhe hematologjike.

Por, Veseli shton se në këtë kohë, kur edhe kjo klinikë është në funksion, aty nuk dihet nëse ndonjë qytetar që vjen të kryej analizat, ka ose jo koronavirus.

Aktualisht në Kosovë janë dhjetëra persona që kanë rezultuar pozitivë me kronavirus kurse një rast ka përfunduar me vdekje.

XS
SM
MD
LG